Ndërtimi i centralit atomik, ERE merr eksperiencën e amerikanëve
Shumë kompani të huaja kanë shfaqur interes për të ndërtuar një central atomik në Shqipëri.
Por duke qenë se institucionet vendase nuk kanë eksperiencë në këtë fushë atëherë, një grup specialistësh të Entit Rregullator të Energjisë do të zhvillojnë një vizitë pune në SHBA. Sipas kreut të ERE-s Bujar Nepravishta, një grup pune me specialistë të sektorëve të energjisë të ERE, do të zhvillojnë këto ditë një vizitë pune në SHBA, për t’u njohur nga afër me punën e Entit Rregullator të Energjisë në Pensilvani, me të cilin ERE ka një program partnership-i, me Entin Rregullator Federal të Energjisë në SHBA në Uashington DC. Një ndër qëllimet e vizitës do të jetë dhe njohja rreth funksionimit të tregut të energjisë atomike, çka diktohet edhe nga kërkesat e shprehura prej disa kompanish të mëdha dhe të fuqishme, për të ndërtuar një central të energjisë atomike edhe në Shqipëri. Në fakt, edhe pse shumë kompani kanë shfaqur interes për investuar në ndërtimin e një centrali atomik në Shqipëri, në vend ende nuk ekziston një kuadër ligjor që e lejon ndërtimin e tij. Brenda vitit, qeveria do të mund të hartojë kuadrin ligjor, i cili i hap rrugë ndërtimit të centraleve bërthamore. Një central atomik funksionon në një mënyrë të tillë, që nxehtësia e zhvilluar nga reaksioni me fision në brendësi të reaktorit, transferohet nëpërmjet një dytermiku të rrjedhshëm me një fluks uji që nxjerr avull të nxehtë. Avulli vë në punë një turbinë, e cila kontakton me një gjenerator që prodhon rrymën, e cila më pas sjell energjinë elektrike. Deri në muajin gusht të vitit të kaluar kishte 439 centrale nukleare në gjendje pune, të cilat janë të shpërndara në 31 shtete të ndryshme të botës. Këto centrale aktualisht prodhojnë 17 për qind të energjisë elektrike në botë.