E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi: Parlamentitë miratojë pr/ligjin përGjykatat Administrative

TIRANË- 35 organizata të biznesit kërkojnë nga Parlamenti të miratojë sa më shpejt ligjin për Gjykatat Administrative. Duke shprehur mbështetje për ngritjen e këtyre gjykatave në deklaratën eorganizatave të biznesit theksohet se janë plotësuar të gjitha kushtet për ngritjen e tyre.
“Projekt-ligji për këto gjykata, në formën aktuale, reflekton thuajse të gjitha sugjerimet e bëra nga ekspertë të qeverisë, të opozitës, të komunitetit të biznesit, si dhe ekspertë ndërkombëtarë”, - citohet në deklaratë. 

Në deklaratë theksohet qartë se miratimi i ligjit për ngritjen e Gjykatave Administrative do të bëjë të mundur “trajtimin në mënyrë efektive dhe të drejtë nga gjykatës të specializuar të mosmarrëveshjeve mes individëve apo organizatave dhe institucioneve publike qendrore e vendore”.
Duke i bërë thirrje kryetares së parlamentit të fusë në rend të ditës së seancave të muajit qershor, projekt-ligjin për Gjykatat Administative, bizneset theksojnë se me mos miratimin e tij ka gjasa që bisnesi të humbë projekte të financuara nga ndërkombëtarët.

“Kohët e fundit, përfaqësues të këtyre programeve kanë bërë të qartë se dështimi në ngritjen e Gjykatave Administrative mund të vërë në rrezik vazhdimësinë e programeve të financuara nga qeveria amerikane për këtë qëllim apo edhe të fondeve akoma më të mëdha në përkrahje të reformave dhe të projekteve të mëdha infrastrukturore në Shqipëri. Ndaj, çdo vonesë e mëtjeshme në miratimin e projekt-ligjit për Gjykatat Administrative do të thotë akoma më shumë kosto shtesë dhe energji të humbura për bizneset dhe të gjithë qytetarët”,- theksohet në deklaratë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›