E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehet Maqo Lakrori, kërkon postin e Ramës, pasi ka fituar alternativa e mosbojkotimit të parlamentit

Kandidatura alternative zyrtare e PS-së për kreun e kesaj partie Maqo Lakrori ka kërkuar dje që të rimblidhen organet drejtuese partiake për të shqyrtuar sërish paltformën e tij. I nxitur nga zhvillimet e fundit brenda socialistëve dhe humbjes përfundimtare të Edi Ramës dhe strategjisë që ai zgjodhi, Lakrori u është drejtuar miqve, përkrahësve dhe faktorëve antiRamë në Partinë Socialiste që të mbledhin edhe njëherë Asamblenë e tyre për të rivotuar platformën e tij. Sipas sqarimeve dhe shpjegimeve logjike të Lakrorit tani që alternativa e Ramës u rrëzua nga vetë zhvillimet politike dhe u provua se ai zgjodhi gabim, duhet zgjedhur një tjetër alternativë.
Meqenëse në Kongresin e socialistëve kandidatura alternative e zyrtarizuar dhe e shfaqur për gjithë opinionin ishte Maqo Lakrori atëherë edhe platforma e paraqitur prej tij ka në këto momente përparësinë dhe të drejtën të kryesojë. Argumenti i përdorur ka kapur ngushtë thuajse të gjithë mbështetësit e Ramës pasi moralisht Lakrori ka të drejtë. Teoria e tij nuk është e rastësishme, por e konsultuar edhe me disa miq Ndërkombëtarë të PS-së. Madje thuhet se vetë Fatmir Xhafa në rolin e konsulentit ligjor të Ramës nuk ka gjetur kundër-argumente bindës. Lakrori është rikthyer kështu në skenën e lojës së PS-së fare papritur. Por duhet thënë se në momentin kur emri i tij u vu përballë Edi Ramës me qëllimin e humbjes, nuk kundërshtoi, por edhe nuk mund të pranojë tani që gjithshka po i kthehet në favor të lëshojë nga dora zogun e vetëm që mund t’i shërbejë për të qenë alternativa ndryshe brenda socialistëve.
Profili i Maqo Lakrorit po fiton gjithnjë e më shumë terren edhe në sytë e ndërkombëtarëve dhe pas ndodhive të fundit me grevën e urisë së socialistëve, ai është fituesi moral i garës me Edi Ramën. Mbetet të shohim nëse morali është një cilësi që merret parasysh prej kupolës oligarke të PS-së aktuale...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›