E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi: Rritja e çmimit të naftës “goditje” për bizneset

Industritë  vendore të prodhimit dhe shërbimeve në kushtet e mësipërme parashikohen të jenë sektorët më të prekur të ekonomisë kombëtare. 

“Industritë  vendore të prodhimit dhe shërbimeve në kushtet e mësipërme parashikohen të jenë sektorët më të prekur të ekonomisë kombëtare”, thekson Konfederata e Industrisë.  Konfindustria vlerëson, se një nga shkaqet kryesore për përfundimin e mësipërm është rënia e aftësisë konkurruese të ekonomisë prodhuese të vendit krahësimisht konkurrentëve tanë tregtare në rajon dhe më gjerë si pasojë e ndikimit të mungesës së plotë të kontrollit  të tregut të karburanteve  jo vetëm në “çmim”, por mbi të gjitha në “cilësinë” e karburanteve.

“Të marra në tërësi, pasojat e ardhura nga mungesa e rregullimit të tregut të karburanteve shkaktojnë rritje kostosh krejtësisht të paarsyeshme për biznesin, qytetarët dhe ekonominë kombëtare në tërësi në shifra, që tejkalojnë 150 milionë euro/vit. Shifrat e mësipërme nuk përfshijnë pasojat në makineri, pajisje, mjedis dhe shendetësi, që shkaktohen nga cilësia e karburanteve në qarkullim në tregun shqiptar, që në tërësinë e tyre shumëfishojnë humbjet ekonomike për biznesin dhe qytetarët. Tregu i karburanteve në Shqipëri është tregu më i madh ne vend me një qarkullim vjetor 850 milionë -1 miliard euro/vit dhe me ndikim të fuqishëm në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik tërësor”, thekson deklarata.

Konfindustria, në mënyrë të përsëritur ka kërkuar pranë Qeverisë së Shqipërisë dhe vendimmarrjes politike në tërësi, të ndërhyjnë për të permiresuar sa me shpejt funksionimin e tregut strategjik të karburanteve. Propozimi i  arsyetuar i Konfindustrisë është, që sa më shpejt të krijohet dhe të filloj të funksionoj Enti Rregullator i Karburanteve me synimin për të rregulluar dhe kontrolluar -çmimin, -cilësinë dhe -liçensimin e operatorëve tregtare të fushës. Enti Rregullator i Karburanteve është i pranishëm edhe në vende fqinj me Shqipërinë, që qartësisht janë konkurrente në çmim dhe mbi të gjitha në cilësinë e karburanteve krahësimisht me vendin tonë./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-06 13:07
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›