Rriten vizitat ne Muzeun Kombetar te Korces
Gjatë vitit 2010 u shënua një rritje prej katër herë më shumë e numrit të vizitorëve në Muzeun Kombëtar Mesjetar në Korçë krahasuar me vitin 2009. Ky muze, që për mëse tri dekada ka konservuar, restauruar, ekspozuar e pronovuar vlera të rralla të trashëgimnisë kulturore, po tërheq mijra vizitorë vendas dhe të huaj të gjithë moshave dhe profesioneve.
Ikonat e piktorëve të shquar Onufri, Nikolla, Simoni i Ardenicës, Kostandin Shpataraku dhe të tjerë me vlerat unike që bartin janë bërë objekt të ekspozitave të çelura brenda dhe jashtë vendit.
“Vitin që kaloi kemi pasur një prurje të madhe të vizitorëve të huaj nga të gjitha vendet e botës. Kemi marrë vlerësime jo vetëm për mirëmbajtjen dhe ekspozimin e këtyre vlerave, por edhe një interesim të madh që këto objekte kaq të vlerësuara të çelen edhe në vendet e tyre. Jemi duket bërë përpjekje këtë vit për çelur një ekspozitë përtej oqeanit. Besoj se do të konkludojmë me autoritetet e Bostonit në SHBA” thotë Tatiana Vinjau( Caca).
Ky muze përmban rreth 7.000 objekte me vlerë të trashëgimnisë sonë kulturore prej të cilave 6.000 janë ikona që i përkasin periudhës nga shekulli i XIII-të deri në shekullin e XIX-të.
Në ruajtje të vlerave të objekteve në këtë muze shërben laboratori modern kimik dhe një staf i kualifikuar kryesisht në Muzeun Bizantin të Selanikut restauratorësh. Në këtë laborator janë restauruar qindra ikona të vjetra e të dëmtuara, duke i sjellë në ato në pamje normale.
Jorgjeta Gjanci