Mbërrin në Rinas trupi i pajetë i Aleks Nikës

Trupi i Nikës ka mbërritur me një avion civil në atdhe, ku do të prehet në Lezhë. Familjarë të shumtë e kanë pritur trupin e pajetë në aeroport, ndërsa në familjen Nika është hapur morti prej ditës së shtunë.
Nika, babai i tre fëmijëve mbeti i plagosur rëndë 16 ditë më parë, çka mbeti në gjendje kome. Pas shtrimit disa ditë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ai u dërgua për kurim më të specializuar në Turqi, por as mjekët turq nuk mundën ta kthenin në jetë.
Pas vdekjes, Nikës i është hequr plumbi nga koka nga mjekët në prani edhe të dy prokurove turq. Plumbi do të merret nga prokuroria shqiptare ku do t’i nënshtrohet ekspertizës.
2011-02-06 14:26