E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster asnje kontroll veterinar mbi mishin e therrur

 Edhe pse eshte një qytet me më shumë se 35 mijë banore, Gjirokastra nuk ka një thertore ku të kontrollohet nga ana veterinare mishi që mbërrin tek konsumatorët. I ngritur disa herë në këshillin bashkiak ky problem nuk ka gjetur zgjidhje as edhe kur një vit më parë në treg ka dalë mish i infektuar. 
Në mungesë të një thertoreje shtetërore është ngritur një private me kapacitete të vogla por as kjo nuk përdoret nga blektorët e kasapët duke e lënë cilësinë e mishit në dorë të fatit. Më problematike paraqitet situate në fshatra ku bagëtitë theren jashtë cdo kushti higjeno- sanitar duke hedhur mbetjet në ujrat e lumenjve  dhe në ambjentet përreth.

Ismail Xhaferri 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›