E Diel, 1 Nëntor 2026

ZGJOHU: Shqipëria të reagojë ndaj provokimeve të konsullit grek

“Konventa e sipërpërmendur përkufizon qartë përgjegjësitë dhe të drejtat e diplomatëve në vendin mikpritës. ZGJOHU! përkujton të gjithë diplomatët që është detyrë e tyre të respektojnë ligjet dhe rregullat e vendit mikpritës.

Është gjithashtu detyrë e tyre që mos të përzihen në çështjet e mbrendshme të vendit. Kjo është e përkufizuar qartë në normat diplomatike të theksuara në Nenin 3 të Konventës së Vjenës nga 1961 të cilat përfshijnë promovimin e marrëdhënieve miqësore midis vendeve dhe zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, kulturore dhe shkencore, ndërsa ato politike as që përmenden”, thekson deklarata.

Sipas kësaj Lëvizje, Konsulli grek Theodhoros Ikonomu, bashkë me dy deputetët grekë të Janinës dhe Fllorinës Mihalis Pandulas dhe Stathis Theodhoridhis, kanë cenuar sovranitetin e Shqipërisë me deklaratat e tyre politike të shprehura në 20 vjetorin e themelimit të Omonias në Korçë.

 “Këto përpjekje agresivë të grekëve kundër Shqipërisë kanë për qëllim të mbrojnë gjenocidin Grek kundër popullatës shqiptare të Çamërisë në mënyrë që të pengohet rikthimi i shqiptarëve në pronat e tyre që u tjetërsuan me dhunë dhe falsifikim të historisë. ZGJOHU! fton qeverinë shqiptare që të veprojë në përputhje me Konventën e Vjenës dhe të përjashtojë menjëherë diplomatin grek që cenoi sovranitetin e Shqipërisë disi dhe të rishqyrtojë veprimtarinë e organizatës Omonia që po vepron në kundërshtim me interesat e shtetit”, thuhet më tej.

                                                                                             2011-02-06 13:40
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›