E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi amerikan, interes per investime ne Shqiperi

Presidenti dhe Drejtori Ekzekutiv i nje prej firmave me prestigjioze ne bote, ne fushen e hotelerise dhe resorteve turistike "Marriot International", Arne Sorenson, u shpreh dje se ka ardhur koha qe kjo firme te investoje ne Shqiperi. Gjate takimit me kryeministrin Sali Berisha, ai theksoi se kishte degjuar shume per Shqiperine dhe per ndryshimet rrenjesore te saj, si rezultat i reformave te ndermarra nga qeveria, si dhe per interesin gjithnje ne rritje te investitoreve per projekte te rendesishme ne Shqiperi. Ne kete aspekt, kryeministri Berisha i beri nje ekspoze te zhvillimeve te vrullshme ekonomike e te tjera ne vend, duke u ndalur ne vecanti ne rritjen e madhe te numrit te turisteve qe vizitojne Shqiperine, te cilet vitin e shkuar arriten ne mbi 4 milione. Kreu i qeverise e njohu Sorensen me infrastrukturat e rendesishme qe qeveria shqiptare ka ndertuar gjate kesaj periudhe, klimen atraktive per biznes e investime dhe potencialet e rendesishme qe Shqiperia ofron ne sektorin e turizmit dhe hotelerise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›