Tenderet, s'eshte fuqia ekzekutive qe mund te thyeje kontrollet
Kohet e fundit ka pasur komente qofte ne Shqiperi, qofte ne Kosove per marreveshjen e linjes energjetike midis Shqiperise dhe Kosoves. Ministri i Financave tha para pak ditesh ne nje interviste per "Zerin e Amerikes" se i ka kerkuar firmes gjermane qe ka organizuar tenderin qe te konsideroje oferten me te ulet. Shqetesimi qe eshte ngritur ne Shqiperi, kritikat qe jane ngritur atje nga shtypi kane te bejne me faktin qe per disa objekte, sic eshte fjala per parlamentin, nuk eshte gjetur oferta me e ulet, ndaj VOA e pyeti z.Berisha se cili eshte dallimi ne kete mes:
"Dallimi eshte shume i madh. Per objektin nuk ka patur nje juri per cmimin. Po te marresh te 12 projektet e paraqitura per parlamentin, ato variojne nga 48 milione ne 100 milione euro. Juria nderkombetare, e cila ka patur edhe profesore te shquar te Harvardit dhe nga gjithe bota, perzgjodhi projektin e zotit Prix per projektin me te mire, i cili ne mos gaboj, eshte 69 ose 79 milione euro, nuk e mbaj mend mire, pra juria kur percakton se cili eshte projekti me i mire, nuk merr parasysh ne asnje rrethane cmimin, pastaj e pranon ekzekutuesi apo jo, eshte pune e tij, por kur therret nje juri, nuk mund te behesh vete juri pastaj. Se dyti, patem nje problem me Prix. Problemi me Prix ishte se solli nje shume, ne mos gaboj prej 10% per zbatimin e projektit; tani une do te bej transparencen e plote, isha shume zemerthyer nga kjo shume qe pruri, mirepo cfare ndodhi, eshte e vertete qe nje firme tjeter e solli me 5%, por eshte e vertete qe nje firme tjeter e solli me 14%, projektin e zbatimit. Keshtu qe ne keto kushte ne respektuam mendimin e jurise nderkombetare per projektin me te mire. Rasti konkret i linjes eshte pak me ndryshe. KFV-ja eshte nje banke e mrekullueshme e cila ka financuar me dhjetera e dhjetera projekte te shkelqyera ne Shqiperi. Ne, por edhe qeveria e meparshme, them se kemi patur marredhenie dhe kemi marredhenie shume te mira. Ne rastin konkret ceshtja qendron me kredine e kesaj banke; jane zhvilluar dy tendere, Tirane- Prishtine dhe ai i Unazes se Jugut. Ne tenderin Tirane-Prishtine nje nga kompanite, e cila i ploteson kushtet teknike, ka dhene nje oferte prej 8.6 milione euro me lire, vetem per segmentin shqiptare, po te shtohet edhe segmenti i Kosoves del 20 milione euro me lire. Ne Unazen e Jugut, po kjo kompani, qe ka bere kete oferte me te lire, ka bere nje oferte ne mos gaboj deri 20 milione euro me te shtrenjte dhe tani pretendohet qe kjo te fitoje Unazen e Jugut. Une e kuptoj, se jo gjithmone cmimi me i ulet duhet te perzgjidhet, por qeveria, qe ne momentin, qe jashte kritereve teknike heq dore nga cmimi me i ulet, thyen nje rregull te cilin do ta kete shume veshtire ta rivendose. Plus qe ne total keto perbejne nje shume, vetem per pjesen e Shqiperise, mbi 20 milione euro. Eshte garanci sovrane e qeverise shqiptare, dhe ne nuk mund te gjejme nje justifikim ne kete rast qe ne te pranojme, sepse jane bere kontrolle, ka gjykata tek te cilat te gjithe mund te drejtohen, u jane drejtuar kontrolleve dhe kane vendosur ndryshe. Nuk eshte fuqia ekzekutive qe mund te thyeje kontrollet, fuqia ekzekutive eshte te zbatoje e te respektoje kontrollet dhe keto jane dy gjera shume evidente".