E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi ankesa ndaj bankave

Edhe përfaqësues te bankës qendrore pranojnë se ne kushtet kur ne treg vijojnë te dominojnë bankat e mëdha, konkurrenca mbetet e kufizuar. Kohe me pare autoriteti i konkurrencës evidentoi se bankat ne Shqipëri aplikojnë komisione dhe tarifa te shtrenjta për konsumatoret, por shoqata e bankave reagoi duke thënë Shqipëria mban vendin e fundit ne rajon për sa i përket te ardhurave nga ky zë. Nga ana tjetër, ekspertet kane hedhur idenë e ngritjes se një avokati financiar për te mbrojtur konsumatorin nga abuzimet e mundshme, por njëkohësisht licencimi i kompanive private do tu hiqte bankave monopolin e kartave, komisionet e te cilave mbeten serish te larta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›