Sezoni i korrjes se hashashit
Kur mbeten me pak se dy jave nga nisja e mbledhje se hashashit, Ministria e Brendshme është kujtuar te nise operacionet kundër kësaj bime narkotike. Helikopterët janë pare te patrullojnë ne rrethin e Vlorës, Sarandës e Gjirokastrës. Pas fotografimit te parcelave te mbjella me kanabis sativa, dy ditët e fundit ne Vlorë ka nisur edhe ndërhyrja ne terren për te asgjësuar hashashin. Por nga tete parcela me hashash te zbuluara deri tani nga policia e Vlorës, kryesisht ne fshatrat pranë lumit si dhe ne zona te thella si mali i Shashicës, vetëm një prej kultivuesve është vene ne pranga. Te tjerët janë te paidentifikuar pasi sipas policisë droga ishte mbjelle ne sipërfaqe toke pa pronare. Për shtate muajt e pare te vitit 2011, qe përkuan edhe me zgjedhjet lokale, sipas policisë se shtetit, janë asgjësuar 12 420 mije rrënjë kanabis sativa, as gjysma e sasisë se vitit te kaluar. Ne shkalle vendi ne vitin 2010 u zbuluan dhe asgjësuan mbi 37 mije bime hashashi si dhe u proceduan penalisht 79 persona. Gjithashtu gjate vitit 2010 janë regjistruar 380 raste të bllokimit te lendes narkotike, gati për shitje ne zona te ndryshme. Vitet e fundit kultivimi i drogës është pare si një mundësi e mire fitimi nga mijëra persona sidomos ne jug te vendit. Parcelat e mbjella janë zbuluar ne Dukagjin te Qarkut te Shkodres, Vlorë, Gjirokastër, Korçe, Lezhë e Berat.
Shiko kroniken video