Dita e një fermeri myzeqar
Xhezmi Zgurati është një prej fermerëve qe e siguron jetesën duke kultivuar domate dhe pjepër. Për 10 dynym, ai tregon se ka shpenzuar afro 250 mije leke te reja, ndërsa parashikon te fitoje 150 mije leke. Por edhe kur prodhimi është i mbare, fermerët thonë se e kane te vështire ta shesin. Me fitimet nder vite, familja Zgurati ka arritur te blejë një fugon mallrash për te transportuar e shitur me shumice prodhimin ne Fier. Pas negociatave me shume tregtare ai arrin te shesë domatet me çmim 28 leke kilogrami ndërsa pjeprin 25 leke kilogrami. Për konsumatoret, ne treg çmimi i këtyre produkteve arrin thuajse dyfish me shume, edhe ne rastet kur nuk shpenzojnë për transportin e mallit. Si fermeri Zgurati ne zonën e Myzeqesë janë me qindra te tjerë qe kane te ardhura vetëm fitimet nga bujqësia. Por për te gjithë mbetet i njëjtë problemi, për gjetjen e tregut dhe shitjen e mallit.
Shiko kroniken video