Sëmundjet qe shkakton vapa
Çdo dite ne Qendrën Spitalore Nene Tereza ne kryeqytet shënohet një numër i larte njerëzish qe kane probleme me zemrën, janë helmuar nga ushqimet apo iu është dëmtuar lëkura. Ne spitalin infektiv fluksi i pacienteve ka ardhur kryesisht nga konsumi i ushqimeve jo te freskëta. Por temperaturat e larta po shkaktojnë probleme edhe tek te sëmuret me zemër. Ne urgjence shënohen deri ne 90 raste ne dite, mes te cilëve edhe te rinj. Këtë vere rastet e sëmundjeve te lëkurës kane qene me te pakta. Megjithatë mjeket bëjnë apel për ruajtje te higjienës sidomos për fëmijët. Specialistet këshillojnë se higjiena dhe ruajtja nga temperaturat e larta shmangin një sere problemesh shëndetësore.
Shiko kroniken video