Biznesi apel qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare
Autori i Lajmit: red.
Konfindustria bën apel që Shqipëria të jetë një nga investitorët e termocentralit “Kosova C”. Këtë apel komuniteti i biznesit ja drejton qeverisë shqiptare që të mos jetë neglizhente, pasi faza e parë e tenderimit ka përfunduar. Por, kërkon edhe nga qeveria e Kosovës të jetë më bashkëpunuese dhe favorizuese për Shqipërinë. Përmes një deklarate për shtyp, Konfindustria shprehet se: sipas të dhënave të fundit del se ka mbaruar faza e parë e procesit të tenderimit dhe janë përzgjedhur disa kompani investitorë/kandidatë për fitues të kontratës koncesionare ndërkohë, që shteti shqiptar nuk njoftohet si kandidat peër zotërimin qoftë edhe të një pjese aksionesh të koncesionarit të TEC-it “Kosova C”. TEC-i “Kosova C” për nga kapaciteti prodhues i parashikuar, bazuar në lëndën e parë energjitike të siguruar në vend me sasi e cilësi të rangut botëror, është vepër me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin. Në këtë kuptim pjesëmarrja e Shqipërisë si një ndër investitorët strategjikë në ndërtimin dhe shfrytëzimin e kesaj vepre është lëvizja e duhur për të përfituar në afatgjatë ekonomikisht dhe për të siguruar përfundimisht pavarësinë energjitike për gjithë hapësirat shqiptare. Pavarësimi energjitik sikundër edhe të ardhurat e konsiderueshme, që do të vijnë nga prodhimi për eksport mbas hyrjes në shfrytëzim të TEC-it “Kosova C” e justifikojnë plotësisht investimin e madh përkatës. Shqipëria nëpërmjet përfaqesuesve më të lartë të saj ka shprehur vullnetin politik dhe njëkohësisht mundësitë e saj financiare dhe ekonomike për të përballuar koston e pjesëmarrjes si bashkinvestitore në TEC-in “Kosova C”. Ndërtimi i Autostradës së Kosovës me 100% të mjeteve financiare të përballuara nga burimet e brendshme financiare vërteton plotësisht mundësitë e Shqipërisë për të zotëruar një pjesë të konsiderueshme të kapitalit të TEC “Kosova C”. Kështu Konfindustria i kërkon vendimmarrjes politike në Shqipëri dhe Kosovë: Shqipëria të shprehë institucionalisht dhe me dokumentacion zyrtar përpara institucioneve shtetërore të Kosovës kërkesën të shoqëruar me mundësitë financiare përkatëse për të qenë bashkinvestitore në TEC-in “Kosova C”. Njëkohësisht duhet të fillojnë përgatitjet për pjesëmarrjen në një tender të mundshëm për blerjen e një pakete aksionesh të TEC-it “Kosova C”. Si dhe autoritetet qeveritare të Kosoves duhet të përcaktojnë skemën BPP (bashkpunimi Publik Privat) të pjesëmarrjes në përqindje të investitorëve strategjike publike në financimin e TEC-it “Kosova C” për t i dhënë mundësinë Shqipërisë të konkurrojë në një proces tenderimi të mundshëm.
Ky lajm është publikuar: 24/07/2008