E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në dy vjet, 184 fermerë përfitues të projektit "2KR"

Autori i Lajmit: red.
Të paktën 184 fermerë të qarkut të Kukësit kanë përfituar një fond prej 47, 1 milionë lekësh gjithsej, gjatë dy viteve të fundit përmes projektit të qeverisë shqiptare "2KR". "Në këto dy vite sipërfaqja e mbjellë me pemëtore është shtuar në 113 ha, ndërsa ajo me vreshta në 18 ha vreshta", tha drejtori rajonal i bujqësisë, Shefqet Elezi. Pozitivë është fakti se projekti është shtrirë pothuajse në të gjitha zonat e qarkut të Kukësit. Fermerët e interesuar paraqesin projektin, dhe në bazë të sleksionimit ata përfitojnë subvencionin nga qeveria. Me miratimin e projektit, çdo fermer financohet me një fond prej 30 mijë lekë për dynym, ndërsa në pemëtari me 50 mijë lekë për dynym. Gjatë kësaj periudhe shtimi i sipërfaqes së mbjellë me pemëtari kryesisht është përqëndruar në mbjellen e kumbullave , mollës, qershisë, pjeshkës e dardhës. Subvencioni i fermerëve përmes këtij projekti, konsiderohet nga vetë ata një ndihmë e madhe për ringritjen e blloqeve me pemë e vreshta. Njëri prej tyre, Astrit Cena, tha se përmes këtij projekti ka ngritur një bllok me vreshta prej 12 dynymësh. "Tregu në këtë zonë është i garantuar për prodhimin", tha Cena. Nisur nga suksesi i këtij projekti, po shihet mundësia e shtrirjes së tij edhe në subvencionimin për ngritjen e linjave të përpunimit të prodhimit, linja që aktualisht mungojnë në këtë zonë.
Ky lajm është publikuar: 24/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›