E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ora e Debati: të ftuarit, greva e vetmja mënyre Zgjidhie

Në emisionin Ora e Debatit e drejtuar nga drejtori i ora-news Alfred Peza, është diskutuar nëse është e drjetë apo jo greva në të cilën kan hyrë 10 deputetë, në sallen parlamentit, të cilët kundërshtojë kodin e ri zgjedhorë. Të ftuar në studio ishin Kristaq Kume, Engjell Bejtja, Andrea Stefani dhe Çlirim Peka, ku dhanë opinionet e tyre në lidhje më greven. Bejteja i cili ishte edhe një ndër antaret e Konferences së kryetarve ka deklaruar së është kunder kësajë greve si e vetmja mënyrë për të zgjidhur këtë situatë, pasi greva është e ekzagjeruar. Ndërkohë është diskutuar edhe për dy polaritetin që kanë vendosur dy partitë e mëdha në vënd, dhë mënyra se si përfitojnë ata nga e gjithë kjo situatë që ka përfshirë politiken. Ndërkohë është diskutuar edhe për censurimin e një pjese të medjave që nuk e paraqesin në mënyrë të plotë këtë ngjarje kaq të rëndësishme. Të ftuarit kanë pohuar se në këto 18-të vite tranzicion nuk kemi pasur asnjëherë zgjedhie të lira dhe të ndershme. Ka ardhur koha që zgjedhiet të jenë demokratike. Në fund të debatit kanë dalë edhe rezultatet e sondazhit që zhvillohet gjatë emisionit ora e debatit, ku pyetja që u bëhej shikuesve ishte "Jeni pro , apo kundra greves së deputetëve", në bazë të votimeve me anë të celularit ka rezultuar 61.02 pro greves ,dhe 38.08 jo greves.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›