Stefanovic: Kufijtë në veri të jenë jo shtetërorë
BEOGRAD- Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanovic, tha sot se për Serbinë nuk është e pranueshme që kalimet Bërnjak dhe Jarinë të jenë kufij shtetërorë dhe se të gjitha zgjidhjet për ato do të jenë në kuadër të Kushtetutës së Serbisë, ligjeve serbe dhe rezolutës 1244. Lajmi bëhet i ditur nga Radio Evropa e Lirë.
Këto komente Stefanovic, i bëri në konferencën për shtyp në Beograd, pas takimit me përfaqësues të serbëve të pjesës veriore të Kosovës.
Ai theksoi se në këtë takim nuk është arritur ndonjë marrëveshje, por e përshkruajti atë si konstruktiv dhe të sinqertë. Stefanovic theksoi se për disa çështje ka pasur mospajtime esenciale.
Njëri nga përfaqësuesit e serbëve, Kërstimir Pantic, theksoi se bisedimet me zotin Stefanovic, kanë përfunduar pa marrëveshje dhe ka paralajmëruar fletparaqitje penale kundër tij, për shkak se, siç tha ai, marrëveshjet e arritura me Prishtinën, janë në kundërshtim me ligjet e Serbisë dhe interesat e popullit serb.
(ma.ar/BalkanWeb)