Leka Zogu në gjendje të rëndë, shtrohet në reanimacion
17/11/2011 Mjekët e marrin në mbikëqyrje të plotë
Pretendenti i fronit mbretëror, Leka Zogu, prej dy ditësh është i shtruar në spitalin “Nënë Tereza”. Burimet zyrtare bënë me dije se Zogu është i shtruar në sallën e reaminacionit dhe është në mbikëqyrje të plotë prej mjekëve. Edhe pse është në një situatë të rëndë, bëhet e ditur se shëndeti po vjen duke u përmirësuar. Gjithashtu mësohet se Zogu pësoi një rënie të ndjeshme të temperaturës për shkak të problemit në zemër. “Familja mbretërore lajmëron se N.M.T. Mbreti Leka I është shtruar dje, më dt. 15 nëntor 2011, ora 17:00 në QSUT “Nënë Tereza”, në pavijonin e reanimacionit neurokirurgjik.
Sipas drejtorit të shërbimit të reanimacionit, prof. Mentor Petrela, “N.M.T. Mbreti Leka I po mjekohet për vuajtje multisistemike, ku mbizotëron vuajtja e zemrës dhe e mushkërive dhe gjendja e Mbretit është relativisht e rëndë, por nën kontroll dhe po merr terapinë e nevojshme. Familja mbretërore falënderon ekipin mjekësor dhe stafin e QSUT “Nënë Tereza” për kujdesin dhe profesionalizmin që po tregojnë në dobi të përmirësimit të gjendjes shëndetësore të Mbretit Leka I”, - thuhet në deklaratën për mediet.
Leka Zogu lindi më 5 prill 1939 në Tiranë, dy ditë para pushtimit fashist të Shqipërisë. Më 5 prill 1957, me rastin e 18-vjetorit të lindjes, në prani të personaliteteve më të njohura të botës shqiptare në emigracion dhe të miqve të huaj nga më të shquarit mbreti Zog, pasi e dekoroi personalisht me Kolanin e Shqipërisë, e shpalli solemnisht princin Leka i Parë “Trashëgimtar të Kurorës Mbretërore Shqiptare”.