Sequi: Anëtarësimi në BE kërkon të respektosh të drejtat e njeriut
TIRANE-Vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Europian duhet mes të tjerave ndër kriteret politike të përfshijne dhe të respektojnë të drejtat e njeriut.
Deklarata vjen nga ambasadori i BE në Tiranë, Etore Sequi, gjatë një takimi me përfaqësues të shoqërisë civile që veprojnë në mbrojtje të të drejtave të njeriut.
Gjatë takimit të përvitshëm të Ambasadorëve dhe Shefave të Misioneve të vendeve anëtare të BE-së me përfaqësues të shoqërisë civile që veprojnë në mbrojtje të të drejtave të njeriut, Sequi u shpreh se shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm në shoqëri dhe se ndaj BE investon dhe financiarisht për këtë shoqëri.
“Vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të BE duhet që ndër kriteret politike të respektojnë të drejtat e njeriut. BE po kontribuon edhe financiarisht tek kjo temë. BE ka investuar 5 milionë euro, për demokratizimin në Shqipëri këto 5 vite, për shoqërinë civile. Fondet kanë kaluar për shoqërinë civile që ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol shumë të rëndësishëm dhe kjo është arsyeja pse në të shkuarën jemi konsultuar me shoqërinë civile për progesin e raportit europian dhe do vazhdojmë ta bëjmë dhe në të ardhmen”.
(da.bo/BalkanWeb)