Metrologjia, prangosen 9 zyrtarë, mashtruan me bukën dhe naftën
TIRANË- Pas 7 muaj hetimesh, Seksioni Kundër Korrupsionit në Policinë e kryeqytetit, në bashkëpunim me Njësinë Taks Forcë në Prokurorinë e Tiranës, kanë finalizuar sot operacionin policor të koduar “Kalibrimi”, duke vënë në pranga 9 shtetas, zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Meterologjisë pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.
Fillimisht ishin 14 zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Metrologjisë në varësi tëMministrisë së Ekonomisë qe u shoqëruan sot në Policinë e Tiranës. Arrestimet janë kryer nga Njësia e Task Forcë në Prokurorinë e Tiranës.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Tiranës bëri të ditur se "ky operacion, konsitoi në ekzekutimet e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 9 të arrestuarve", kurse 5 të tjerë janë në proces verifikimi.
Gjatë ecurisë së këtij hetimi, është konstatuar se, këto shtetas kryenin kalibrime fiktive të depozitave, Distributorëve, autoboteve të karburanteve dhe gazit, peshore të llojeve të ndryshme të supermarketeve, lokaleve, furrave të bukës, dyqaneve të argjendarive, mallrave të paketuar si dhe taksimetrat..
Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se zyrtarët akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërkohë vijojnë verifikimet për personat e tjerë të përfshirë në këtë vepër penale.
ZYRTARET E ARRESTUAR
Në lidhje me arrestimet e kryera gjatë paradites së sotme ka dalë në një konferencë për shtyp edhe policia e Tiranës. Sipas zëdhënëses Alma Katragjini, Njësia e Task Forcë në prokurorinë e Tiranës ka hetuar për rreth 7 muaj këta 14 zyrtarë dhe ka finalizuar sot me sukses operacionin “Kalibrimi”. Po sipas policisë, për 9 prej këtyre zyrtarëve është dhënë masa e arrestit me burg për veprat penale të korrupsionit pasiv e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.
Kështu në pranga kanë përfunduar:
Roland Çelmeta, zv/drejtor i Përgjithshëm i Metrologjisë
Moisi Musabelliu, drejtor i Drejtorisë Rajonale; Tiranë
Sokol Lami, inspektor
Armand Xhika, inspektor
Agron Damzi, inspektor
Hetem Basho, inspektor
Kristaq Thanasi, inspektori
Armand Shuaipi inspektor
Sokol Lami, inspektor
HETIMI
Gjatë ecurisë së këtij hetimi, është konstatuar se, këto shtetas kryenin kalibrime fiktive të depozitave, Distributorëve, autoboteve të karburanteve dhe gazit, peshore të llojeve të ndryshme të supermarketeve, lokaleve, furrave të bukës, dyqaneve të argjëndarive, mallrave të paketuar si dhe taksimetrat.
Policia e Tiranes shpjegon se nga hetimi, i deritanishëm, ka rezultuar se, shtetasit pasi merrnin paratë e kolaudimit apo kalibrimit të njësive të peshëmatjes, një pjesë të konsiderueshme të ardhurash nuk i kalonin në arkën e shtetit. Po ashtu, në shumën e rasteve nuk u jepnin subjekteve të ndryshme faturat e Tvsh -së si dhe duke u kërkuar ryshfet subjekteve të ndryshme për të bërë kalibimin apo kolaudimin e njësive të peshëmatjes.
Aktualisht, gjatë shtritrjes së hetimit është konkluduar se shtetasit në bashkëpunim përmes tyre, bënin kolaudimin fiktiv të distributorëve të karburanteve të naftës, duke bërë të mundur që subjekte të ndryshme që tregëtojnë karburant apo gaz, të kenë mundësi që të përfitojnë duke shitur më pak nga sasia që tregojnë aparaturat.
Gjithashtu, duke bërë kalibrimin apo kolaudimin fiktiv në peshoret e furrave të bukës, subjektet tregëtare përfitonin duke shitur bukën nën peshën reale. Po ashtu, edhe në supermarkete dhe subjekte të tjera tregëtare, dyshohet se bënin kolaudimin fiktiv në peshoret e këtyre subjekteve.
METE: DISTANCOHEMI NGA VEPRIMET KORRUPTIVE TË CDO INDIVIDI
Në lidhje me arrestimet e kryera tek Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit, vjen edhe reagimi i METE, institucioni që ka në varësi këtë drejtori. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ky institucion distancohet nga veprimet e këtyre zyrtarëve, duke thënë se përgjegjësia për këto veprime është vetëm individuale.
“METE ka ndjekur me vëmendje ngjarjen e ditës së sotme, ku policia ka arrestuar me akuzën për korrupsion disa zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit, institucion nën varësinë kësaj ministrie. METE distancohet nga veprimet korruptive të çdo individi, i cili abuzon me detyrën e shtetit. Për METE-n, çdo person mban përgjegjësi individuale për punën dhe veprimet e tij”, thuhet në reagim.
Në njoftim thuhet më tej se, “METE do të nisë urgjentisht analizat e duhura jo vetëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit, por edhe në të gjitha institucionet e tjera të varësisë, duke marrë të gjitha masat e nevojshme, gjithmonë në mbështetje të një shteti ligjor dhe të së drejtës”.
(da.bo/el.me/ma.ar/BalkanWeb)