Mbi 100 diplomatë nga gjithë bota nesër në Prishtinë
PRISHTINË- “Mbi 100 diplomatë nga e gjithë bota do të marrin pjesë në konferencën “Germia Hill” që do të zhvillohet në datat 18 dhe 19 nëntor në Prishtinë.
Zv/ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi tha sot se kjo ministri në bashkëpunim me Këshillin Evropian për Punë të Jashtme (ECFR) dhe me përkrahje të Këshillit Britanik dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe gjatë ditëve të ardhshme pret numrin më të madh të mysafirëve që kanë ardhur ndonjëherë në Kosovë për një konferencë të tillë.
Ai nënvizoi se qëllimi i kësaj konference është sensibilizimi i opinionit publik dhe përmirësimi i imazhit, duke përdorur si mjet diplomacinë publike, me të cilën Republika e Kosovës synon ta përforcojë prezencën e saj në Bruksel dhe në kryeqytetet e shteteve që nuk e kanë njohur ende.
“Jemi krenarë që në Kosovë për herë të parë do të organizojmë një konferencë me mbi 100 pjesëmarrës nga mbarë bota, përfshirë ministra të punëve të jashtme, zv/shefa të shtatmadhërisë ushtarake, ekspertë të shoqërisë civile, gazetarë, përfaqësues të mediave të famshme botërore, të cilët do të mblidhen në Kosovë për dy ditë dhe do të diskutojnë çështjet më parësore të politikës së jashtme evropiane”, theksoi Selimi.
Ai shtoi se Kosova është përdorur si platformë për këtë tubim të madh diplomatik, edhe përkundër shumë vështirësive evropiane ku në axhendat e tyre janë ngjallur debatet për integrimet, euron dhe problemet e mëdha të politikës ndërkombëtare, të cilat kanë bërë që Ballkani të mënjanohet sadopak nga axhendat e tyre.
“Jemi të kënaqur që fillimisht të jemi pjesë e debateve dhe Kosova të jetë e pranishme edhe në këtë kohë shumë të vështirë evropiane”, theksoi Selimi, duke shtuar se Kosova synon që përmes kësaj konference të jetë pjesë esenciale e këtyre bisedave.
(da.bo/BalkanWeb)