Prangoset ish-kreu i Hipotekës Vlorë
17/11/2011 Korrigjoi hartat në favor të vjehrrit
VLORË- Ish- drejtori i zyrës së Hipotekës në qytetin e Vlorës, Edmond Banushaj, bie sërish në pranga të policisë, për shpërdorim detyre. Arrestimi i 42-vjeçari u bë pasditen e djeshme, pas hetimeve të nisura para 4 vitesh. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se 42-vjeçari, akuzohet për ndryshim të hartës dhe tjetërsim të pronësisë së tokës në mënyrë të paligjshme. Nga hetimet paraprake se në vitin 2007, Banushaj ka urdhëruar me urdhër të brendshëm juristen dhe hartografen të bëjnë korrigjimin e hartës treguese dhe kartelave, duke ndryshuar pronësinë në favor të vjehrrit të tij. Mësohet se ndaj ish-drejtorit të Hipotekave në Vlorë ka disa kallëzime penale për tjetërsim, ndërkohë që 1 vit më parë, në tetor të 2009 ai është arrestuar për të njëjtën vepër penale. Grupi hetimor ka nisur hetimet, ndërkohë materialet në ngarkim do i dërgohen Prokurorisë së rrethit Vlorë për verifikime të mëtejshme.