E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi grek e shqiptar për zonën muzeale

• GJIROKASTER - Përfaqësuesit më të lartë të biznesit vendas dhe atij grek, pritet të jenë pjesëmarrës në një tryezë të organizuar nga Bashkia e Gjirokastrës në fund të këtij muaji.

Aktiviteti që do të organizohet nën kujdesin e kryebashkiakut Flamur Bime, ka për qëllim të ngacmojë vëmendjen e biznesit karshi Gjirokastrës, sidomos pjesës muzeale. Sipas Bimes, shumë biznese kryesisht të vogla, janë më tepër të përqendruara në zonën e re të qytetit, madje dhe institucionet më kryesore kanë braktisur pjesën karakteristike, duke shkuar në këtë pjesë. Kjo strategji është mjaft dëmtuese për vetë pjesën më të rrahur nga turistët e huaj, pasi këta të fundit nuk kanë mundësi të njihen me godinat e institucioneve rajonale apo dhe për blerjen e mallrave të konsumit të gjerë. Biznesi vendas dhe i huaj që do të përfaqësohet përmes odave ekonomike rajonale, do të kenë mundësi të njihen me potencialet që ofron sot qyteti i Gjirokastrës dhe veçanërisht zona karakteristike e saj.      p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›