Kondi po reabiliton Gjinovefa Gabën
• Në Gjykatën e Lartë u zhvillua dje seanca e parë e gjyqit të hapur kundër Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga tre ish-gjyqtarët e shkarkuar për abuzime në Gjykatën e Apelit të Vlorës.
FATOS MAHMUTAJ
Ish-kryetarja e Apelit të Vlorës, Gjinovefa Gaba dhe dy ish-gjyqtarët Sokol Ngresi dhe Vasil Hanxhari kanë ankimuar në Gjykatën e Lartë vendimin e KLD-së për shkarkimin e tyre nga detyra. Ata kërkojnë rikthimin e tyre në detyrë dhe me këtë qëllim i janë drejtuar Gjykatës së Lartë tek e cila shpresojnë prishjen e vendimit të marrë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Ky i fundit vendosi ndëshkimin e tre gjyqtarëve të Apelit të Vlorës bazuar në propozimin e bërë nga ministri i Drejtësisë. Inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë kryen një kontroll në Gjykatën e Apelit të Vlorës, ku zbuluan shkelje flagrante të ligjit dhe abuzime me dosjet civile dhe penale të shqyrtuara në këtë institucion. Ish-drejtuesja e Apelit të Vlorës, Gjinovefa Gaba e akuzuar publikisht nga dhjetëra qytetarë që kanë denoncuar përgjatë dy viteve abuzimet e saj në detyrë, u akuzua nga Ministria e Drejtësisë për abuzime në 15 dosje të shqyrtuara prej saj. Në fund të mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të datës 31 janar 2008, KLD-ja deklaroi se Gjinovefa Gaba kishte cenuar rëndë imazhin dhe integritetin e gjyqësorit me abuzimet dhe shkeljet që ishin gjetur në Apelin e Vlorës dhe dosjet e shqyrtuara prej saj. Dje në Gjykatën e Lartë u paraqitën palët në proces: Tre gjyqtarët e shkarkuar me mbrojtësit e tyre si dhe përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë. Përfaqësuesit ligjorë të KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë, pohuan dje se i kanë kërkuar Gjykatës së Lartë të shtyjë procesin gjyqësor, pasi ata kanë paditur Gjinovefa Gabën në Prokurori për ndjekje penale lidhur me abuzimet që ka kryer. Për këtë shkak, KLD dhe Ministria e Drejtësisë i kërkoi Gjykatës së Lartë të presë derisa Prokuroria të gjykojë nëse Gaba ka kryer vepër penale dhe më pas të fillojë gjyqin. Por pas vendimit të parë të dhënë dje në favor të Gjinovefa Gabës, Gjykata e Lartë mohoi fare praninë e përfaqësuesve të KLD-së në gjyq e më tej konfirmoi se edhe pse pa praninë e tyre kishte zhvilluar seancën madje kishte caktuar edhe datën dhe orën e vendimit.
Vendimi i paracaktuar
Që në mbledhjen e 31 janarit 2008 kur në shumicë dërrmuese anëtarët e KLD-së po votonin shkarkimin e Gjinovefa Gabës, kryetari i Gjykatës së Lartë Thimio Kondi ka braktisur mbledhjen e Këshillit. Ai gëzon statusin e anëtarit të KLD-së mirëpo braktisi mbledhjen në momentin kur po zhvillohej votimi i anëtarëve për shkarkimin e ish-kryetares së Apelit Vlorë Gjinovefa Gaba. Në këtë kohë, derisa vendimi i KLD-së ende nuk ishte bërë i ditur dhe si rrjedhim nuk dihej ende nëse Gaba do të ankohej në Gjykatën e Lartë, kreu i kësaj gjykatë refuzoi votimin duke argumentuar se do të shqyrtonte atë vendim dhe si rrjedhim ishte në konflikt interesi. Dyshimet për lëvizje të sintetizuara mirë mes kreut të Gjykatës së Lartë dhe ish-kryegjyqtares së Apelit Vlorë duket se po vërtetohen nga koha. Gaba u shkarkua nga KLD-ja dhe menjëherë ankimoi vendimin në Gjykatën e Lartë, e cila mësohet se ka paracaktuar të rikthejë në detyrë gjyqtaren pavarësisht denoncimeve të dhjetëra qytetarëve ndaj saj, akuzave të bëra nga KLD-ja, Ministria e Drejtësisë, OSBE, Presidenti i Republikës dhe mediat. Burimet nga Gjykata e Lartë thonë se vendimi i Gjykatës së Lartë është i paracaktuar dhe ka për qëllim rikthimin në detyrë të Gjinovefa Gabës. Burimet e shpjegojnë në këtë mënyrë, vendimin e marrë dje nga Gjykata e Lartë e cila nuk pranoi kërkesën për të pritur konfirmimin e Prokurorisë nëse Gaba ka kryer vepër penale. Gjykata e Lartë në këtë mënyrë të nxituar për të dhënë vendimin sa më parë, hodhi poshtë dje kërkesat e dy institucioneve si KLD dhe Ministria e Drejtësisë dhe vendosi shtyrjen e seancës vetëm me dy ditë. Burimet nga Gjykata e Lartë thanë se KLD nuk kishte përfaqësues në seancën e djeshme ku megjithatë u dëgjuan vetëm avokatët e gjyqtarëve të shkarkuar dhe u vendos që vendimi të shpallet të premten në ora 09:30. Shtatë nga anëtarët e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë të cilët po gjykojnë çështjen u mbaron mandati brenda dy muajve. Ky duket se është shkaku i "nxitimit" të Gjykatës së Lartë për të marrë një vendim për Gjinovefa Gabën, kur ende nuk kanë kaluar dy muaj nga shkarkimi i saj. Në gjithë historinë e Gjykatës së Lartë ankesat e gjyqtarëve të ndëshkuar nga KLD-ja janë marrë në shqyrtim të paktën gjashtë muaj pas shkarkimit të tyre nga detyra.
Prokuroria po heton shkeljet e Gjinovefës
TIRANE - Prokuroria e Vlorës ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të ish-kryetares së Apelit, Gjinovefa Gaba me akuzat e "shpërdorimit të detyrës" dhe "falsifikimit të dokumenteve". Lajmi konfirmohet nga burime të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat thanë se organi i akuzës në Vlorë, pasi ka marrë në shqyrtim kallëzimin e KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë, ka gjetur në këtë material elementë të veprave penale që dyshohet se janë kryer nga Gjinovefa Gaba gjatë qëndrimit të saj në detyrë. Pasi ka gjetur elementë të veprës penale në veprimet e Gabës, Prokuroria e Vlorës ka vendosur regjistrimin e procedimit penal për hetime të mëtejshme. Për shkak se e akuzuara prej KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë kishte kryer detyrën e gjyqtares në qytetin e Vlorës, Prokuroria e këtij qyteti ka vendosur më pas transferimin e procedimit penal në Prokurorinë e një qyteti tjetër. Sipas organit të akuzës, mësohet se Prokuroria po vazhdon hetimet ndaj Gjinovefa Gabës me qëllim plotësimin e provave dhe dëshmive që hedhin dritë mbi abuzimet dhe shkeljet që ajo akuzohet se ka kryer. Të njëjtat abuzime që janë denoncuar në Prokurori dje janë vlerësuar si elementë të veprës penale kanë qenë në fakt shkaqet dhe argumentet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vendimin e marrë për shkarkimin e Gabës nga detyra e kryegjyqtares së Apelit të Vlorës. Gaba ka tentuar të kandidojë për anëtare në Gjykatën e Lartë, por procedura u bllokua pasi Presidenti dhe Parlamenti morën informacione nga institucione të specializuara rreth abuzimeve të kryera nga Gjinovefa Gaba. Ajo është akuzuar edhe nga pasardhësja e saj në detyrën e kryetares së Gjykatës së Apelit Vlorë. Pasardhësja e Gabës ka deklaruar se në Gjykatën e Apelit Vlorë ka gjetur vendime gjyqësore të dyshimta të cilat përmbajnë keqinterpretime të ligjeve dhe mangësi të dukshme procedurale.
ABUZIMET E GABES
15 shkelje nga qershori 2004 në qershor 2007
Paaftësi në ushtrimin e detyrës
Dhënie vendimesh sipërfaqësore
Abuzim me ligjin
Keqinterpretim i legjislacionit penal
Mosadministrim i dokumentacionit të gjykatës
Shkelje të procedurave me shortin e gjykatës