E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu fshatar, mes ujërave të zeza

• KUÇOVE - Tregu fshatar në qytetin e Kuçovës rrezikon të kthehet në një vatër epidemie dhe infeksionesh.

Kjo, pasi ambientet e tregut, të përcaktuara nga bashkia e qytetit, janë tejet të ndotura nga prania e ujërave të zeza. Prishja e kanalizimeve ka bërë që ujërat e ndotura të dalin në sipërfaqe dhe të “shëtisin” nëpër treg. Prej vitesh banorët e këtij qyteti rrezikojnë shëndetin e tyre, duke blerë mallra që qëndrojnë fare pranë këtyre ujërave të ndotura. Në këtë treg shiten fruta, zarzavate, si edhe nënproduktet e bulmetit, si: djathi, gjalpi, gjiza etj. Estref Kondi, banor në lagjen “Tafil Skëndo” ka pohuar për gazetën se “jemi të detyruar që të blejmë në këtë treg, pasi mallrat janë më të lira se në dyqanet e qytetit”. Edhe pse qytetarët kanë kërkuar nga bashkia ndërtimin e një tregu të ri, deri tani, asgjë nuk ka ndryshuar.                    d.xh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›