Përrenjas, flakët në nënstacion lënë qytetin 10 orë pa drita
• PËRRENJAS - Nënstacioni elektrik i Përrenjasit është përfshirë nga flakët mëngjesin e djeshëm duke lënë për 10 orë pa energji gjithë zonën.
Mbinxehja e një kabine brenda nënstacionit ka krijuar flakë, të cilat kanë përfshirë edhe sallën e komandimit të nënstacionit 110 kilovolt. Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 05:40 të mëngjesit. Menjëherë pas konstatimit të këtij fakti nga punonjës të nënstacionit janë njoftuar zjarrfikëset si edhe është bërë ndërprerja e menjëhershme e rrymës elektrike. Pas mbërritjes së mjeteve zjarrfikëse zjarri është shuar plotësisht. Burime të gazetës pohuan se një ekip specialistësh kanë udhëtuar nga Elbasani dhë kanë punuar deri në orët e vona të ditës së djeshme për riparimin e defektit dhe kthimin në normalitet të nënstacionit. Nga rënia e zjarrit është shkaktuar një dëmtim i pjesshëm në 3-4 panele dhe pajisje të tjera të këtij nënstacioni. Bëhet e ditur se në vendngjarje është dërguar një grup hetimor, i cili mbas këqyrjes së vendngjarjes ka konkluduar se shkak i rënies së zjarrit ka qenë krijimi i një vatre zjarri të shkaktuar nga mbinxehja e një kabine. a.k