Mungesa e fondit, hiqen 43 vetë për të shtuar infermierët
• Plot 43 punonjës të prapavijës në spitalin e Shkodrës do të largohen nga puna për t’u zëvendësuar nga mjekë.
SHKODER/ RITVAN DIBRA
Nevoja për personal mjekësor ka bërë që drejtoria e spitalit rajonal të shikojë mundësinë e shkurtimit të atyre pozicioneve që deri tani kishin mbingarkuar nivelin e pagave në këtë institucion. Menjëherë pas largimit të 43 personave, në vend të tyre do të emërohen infermierë apo personel, puna e të cilëve lidhet direkt me dhënien e shërbimit mjekësor pacientëve të këtij spitali. Sipas drejtoreshës Alma Kurti, reforma që po bëhet aktualisht në institucionin që drejton prej disa muajsh, do të çojë në përmirësimin e shërbimit mjekësor dhe vendosjen e tij në parametra bashkëkohore. Numri 1 i Spitalit Rajonal të Shkodrës, sqaron se largimi nga puna i punonjësve të prapavijës është vendosur pas një inspektimi dhe kontrolli të detajuar për të gjitha pozicionet e punës, përsa i përket prapavijës e shërbimeve të ndryshme që nuk lidhen direkt me shërbimin mjekësor ndaj të sëmurëve. Sipas Kurtit, janë 43 punonjës që deri tani janë paguar për punë që shumë mirë mund të bëhen nga firmat, të cilat, Spitali Rajonal Shkodër i ka kontraktuar për shërbime të prapavijës. Ndërkohë, ajo pohon se numri i përgjithshëm i punonjësve në spitalin e kryeqendrës së veriut nuk do të ndryshojë. Përveçse angazhimit për intensifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe apelit drejtuar qytetarëve për të denoncuar të gjitha rastet e abuzimeve apo marrjes së ryshfeteve nga mjekët dhe infermieret, drejtoresha e Spitalit Rajonal të Shkodrës, Alma Kurti, i ka dhënë përparësi të veçantë dhe reformës së thellë në këtë institucion shëndetësor. Një grup pune i ngritur para disa kohësh ka hedhur në “sitë” gjithë sektorët e punës në këtë spital, për të verifikuar nga afër se ku duhet ndërhyrë për shkurtim. Tashmë, reforma ka përfshirë edhe vetë strukturën e punonjësve të këtij spitali. Radha i ka ardhur prapavijës. E ndodhur përballë domosdoshmërisë së shtimit të numrit të infermiereve dhe mungesës së fondit shtesë të pagave, zgjidhja ka ardhur pikërisht nga studimi që i është bërë efikasitetit të punës së gjithsecilit. Nga studimi i bërë ka rezultuar se punën për të cilën janë paguar nga fondi i pagave të spitalit 43 persona, mund ta bëjnë shumë mirë firmat, të cilat kanë fituar tenderë për shërbime të ndryshme në këtë institucion. Nisur nga ky fakt është vendosur që këta punonjës të prapavijës të largohen dhe fondi i pagave të tyre t’u kalojë infermiereve që do të punësohen së shpejti.