“Biznesi im, peng i importeve të dyshimta”
Këto ditë Pjetër Pëllumbi, pronari i fabrikës drynkyçur të fishekzjarrëve duket e ka humbur durimin.
Ferdinand Dervishi
Dhe bëhet fjalë për një durim të madh, gati 365 ditësh. Ka përgatitur një letër të hapur drejtuar Kryeministrit Sali Berisha, të cilin edhe e ka takuar përgjatë një pritjeje kokë më kokë për rreth një orë. Një padurim që duket ka ardhur menjëherë pas zbulimit të faktit se ai është viktimë e klientelizmit të Ministrisë së Mbrojtjes, që kishte lidhje me importin e fishekzjarrëve nga Kina. Një nocion gjeografik që ka nisur t’i sjellë zorrët në grykë edhe pse në momente të ndryshme thotë se i ka shkuar në mendje që biznesin, megjithë çmimin e madh të transportit, ta çojë dhe ta ngrejë pikërisht në Kinë. Në shtetin, prodhimet e të cilit nuk pengohen nga Ministria Shqiptare e Mbrojtjes, përkundrazi stimulohen.
Zoti Pjetër, mund të na thoni përse vendosët të investonit në Shqipëri dhe pse zgjodhët pikërisht këtë lloj biznesi?
Unë kam 18 vjet që punoj si emigrant në Itali. Tashmë jam mjek në një spital italian dhe bashkëshortja ime, që është italiane, është mjeke gjithashtu. Kemi të ardhura dhe nuk jetojmë keq. Më saktë asnjëherë nuk kemi jetuar keq. Iniciativa ime nisi në momentin kur dëgjova ofertën publike të Kryeministrit Sali Berisha, të cilin e vlerësoj, për investimet e emigrantëve. Pra unë, falë njohjeve të mia, kisha mundësi të bëja një investim dhe e bëra. Pikërisht këto njohje me sollën idenë e një fabrike fishekzjarrësh. Avantazhi ishte i dukshëm që në momentin e parë. Pra do të prodhonim në Shqipëri një produkt të certifikuar në Perëndim dhe shumë më lart cilësisht nga ai kinez, me të cilin mbushen tregjet tona.
Dhe përse nuk u realizua ky investim?
Investimi u realizua. Janë harxhuar rreth 1 milion euro. Kam marrë dy kredi në shuma të mëdha, një në Itali dhe një në Shqipëri. Por në momentet e fundit Ministria e Mbrojtjes, megjithë dokumentacionin perfekt, produktin e aprovuar nga laboratori zyrtar në Shqipëri dhe ai i NATO-s në Itali, nuk na dha licencën. Na zvarritën pafundësisht, na detyruan të ribëjmë të njëjtin dokumentacion, madje na kërkuan edhe dokumente që nuk përcaktoheshin nga asnjë ligj, vendim apo qoftë manual e ku di unë. Njeriu që na bllokoi quhet Shkëlzen Madani, drejtor i dhënies së licencave në Ministrinë e Mbrojtjes. Ishte krejt i ftohtë dhe i palëkundur teksa na nxirrte bishta pas bishtash me qëllim që të na hiqte qafe. Më tej përdori edhe një tjetër metodë. Na kërkonte të bënim dokumente të tjerë dhe që nga ky moment niste numërimin prej 6 muajsh, brenda të cilit sipas ligjit duhet të kthente përgjigje. Vetëm pasi i bëmë dokumentet katër herë, na tha të vërtetën e bllokimit. Pati një moment sinqeriteti.
Dhe cila ishte e vërteta?
E vërteta është se Ministria e Mbrojtjes ka favorizuar disa firma të importit të fishekzjarrëve nga Kina duke zhvendosur, apo duke u zvogëluar sasinë e importit disa të tjerave. Për më keq këto dy firma të mbështetura nga Ministria e Mbrojtjes kishin sjellë nga Kina një sasi aq të madhe, sa nuk kishin shitur dot as gjysmën. Kuptohet që çelësi që vë në lëvizje këtë mekanizëm është pikërisht në sektorin që mbulonte Madani, atë të licencave. Pra, me sa vetë Madani, në një moment sinqeriteti, më pohoi, Ministria e Mbrojtjes e kishte bllokuar dhënien e licencës për fabrikën time me qëllim që të kishin rrugë të lirë importet nga Kina. Për mua ky monopolizim i tregut në mënyrë të paligjshme quhet korrupsion.
Në një moment më thatë se keni pasur edhe një takim me Kryeministrin Sali Berisha. Çfarë zgjidhjeje ju ofroi?
E kam takuar dhe më ka dëgjuar me kujdes të madh për rreth 40 minuta. Më kuptoi, më dha të drejtë dhe ngarkoi një jurist të Kryeministrisë që të merrej me zhbllokimin e rastit duke ndërhyrë në Ministrinë e Mbrojtjes. Me sa kuptova Kryeministri ishte pa doreza për zgjidhjen e këtij problemi. Por duket edhe juristi theu kokën në dyert e Ministrisë së Mbrojtjes.
Aktualisht çfarë bëhet me fabrikën?
Është e mbyllur me dryn nga Policia Tatimore. Ata erdhën në dhjetor 2007 dhe e mbyllën pa marrë parasysh asnjë shpjegim dhe pa bërë asnjë telefonatë verifikimi. Në pritje të licencës së prodhimit në fabrikë kryhej mësim praktik nga stafi i punonjësve. Pra, sipas këtyre ligjeve teknike punonjësit që punojnë në një specialitet të tillë, kur fabrika është e mbyllur, duhet patjetër t’i nënshtrohen mësimit praktik nga 3 deri në 5 ditë në muaj. Pikërisht në njërën nga ditët e mësimit Policia Tatimore largoi punëtorët edhe pse nuk e kishte këtë të drejtë. Në fakt ata u kapën më tepër me një adresë të ndryshme të vendndodhjes së subjektit, një keqkuptim që mund të ishte sqaruar vetëm me anë të një telefonate me celular. Kështu që prej dhjetorit 2007 fabrika është e mbyllur, ndërkohë që specialistët thonë se, ka rrezik që makineritë të dëmtohen nga ndryshku. Punëtorëve të papunë të fabrikës ka nisur t’u vijë keq, sepse janë fare të reja.
Si keni menduar të veproni më tej?
Do të bëj rastin publik sa të mundem. Pres gjithsesi një lëvizje nga pushtetarët e përgjegjshëm të këtij shteti. Na thanë të vinim të investonim. Unë erdha. Mora edhe një, jo dy, male me kredi. Aktualisht më ka bllokuar klientelizmi dhe korrupsioni në Ministrinë e Mbrojtjes. Por mendoj se zhvillime pozitive ka pasur, që pas Gërdecit. Pavarësisht se leja ime ende nuk është aprovuar.