Legalizimet, Berisha: Negociata me aleatët
Partia Demokratike do të hyjë në negociata me Partinë Republikane për të miratuar në Kuvend disa ndryshime në ligjin e legalizimeve.
ADI SHKEMBI
Këtë e bëri të ditur dje Kryeministri Berisha, i cili gjatë një konference për shtyp u shpreh i vendosur në miratimin në Kuvend të këtij ligji. Prej pesë ditësh, që nga momenti i kthimit për rishqyrtim në Parlament të ligjit, asnjë prej zyrtarëve të maxhorancës nuk kishte reaguar lidhur me firmën e parë kundër të kreut të shtetit ndaj qeverisë dhe do të duhej reagimi i Kryeministrit që t’i hapej rruga më pas zyrtarëve të tjerë të PD-së për t’u prononcuar. I pyetur nga gazeta “Panorama” lidhur me miratimin në Kuvend të këtij ligji, kreu i qeverisë tha se negociatat do të zhvillohen para se ai të shkojë në Parlament. “Natyrisht, si në çdo rast, do të ketë negociata intensive, para se dekreti të shkojë në Kuvend. Kjo është një praktikë e ndjekur në mënyrë të vazhdueshme. As ky dekret nuk mund të dalë jashtë kësaj praktike”, u shpreh Kryeministri Berisha. Por ai ka bërë të ditur se në shqyrtimin e këtij dekreti do të merren parasysh si vërejtjet e Presidentit, të cilat janë pasqyruar në dekretin që i është drejtuar Kuvendit, por edhe kërkesat e aleatëve pa të cilat do të ishte thuajse e pamundur miratimi i ligjit. “Unë dua t’ju siguroj se do merret për bazë çdo gjë thelbësore, pra jo vetëm sugjerimet e Presidentit, por edhe të atyre me të cilët do të negociohet. Unë e konsideroj këtë një proces normal”, u shpreh më tej Kryeministri Berisha. Në kthimin për rishqyrtim të ligjit në Kuvend, në votimin që pritet të zhvillohet, maxhoranca duhet të ketë të paktën 71 vota për miratimin e tij. Sipas Kushtetutës, nëse një ligj kthehet nga Presidenti për rishqyrtim, ai duhet të marrë më shumë se gjysmën e numrit të përgjithshëm të deputetëve në Kuvend. Në këtë mënyrë PD-ja i ka mëse të domosdoshme 12 votat e Partisë Republikane, pa të cilat, duke përfshirë edhe ndonjë rrjedhje tjetër të paparashikuar, do ta bënte thuajse të pamundur miratimin e këtij ligji, i cili nga Kryeministri Berisha është konsideruar si shumë i rëndësishëm. Miratimi i ligjit me konsensus sa më të gjerë ka qenë edhe një nga kërkesat e Presidentit Topi në dekretin që i ka dërguar Parlamentit. “Duke shprehur dhe njëherë mirënjohjen për kontributin dhe rolin tuaj si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kthimin për rishqyrtim të ligjit, si ushtrim i një të drejte të atribuuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, duhet ta vlerësoni, si një mundësi në drejtim të perfeksionimit të mëtejshëm të këtij ligji, nëpërmjet konsultimeve dhe arritjes të një kompromisi sa më të gjerë politik, duke iu përmbajtur gjithmonë kornizës kushtetuese, ligjeve në fuqi dhe parimeve të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, thuhet në paragrafin e fundit të letrës së Presidentit. Qëndrimi i kreut të shtetit është përshëndetur nga Partia Socialiste dhe Partia Republikane, të cilat pas miratimit të ligjit në Kuvend me 52 vota, i kërkuan Presidentit ta kthente sërish në Parlament.
Astrit Patozi
“Kthimi i ligjit duhet trajtuar si një mundësi për ta përmirësuar këtë ligj në negociata me aleatët tanë në qeveri, me PR-në, e cila ka votuar kundër këtij ligji, pasi ka pasur rezerva për një nen të tij. Është një nen, i cili ka të bëjë me afatet e shpërblimit të ish-pronarëve dhe ne duke negociuar me PR besoj se do arrijmë një kompromis, në mënyrë që ta rikthejmë ligjin në Parlament dhe ai të marrë mbështetjen edhe të aleatëve tanë. Kjo është mënyra më e mirë që ky projektligj të marrë mbështetjen më të madhe të mundshme në Parlament, pra negocimin me aleatët tanë që kanë pasur rezerva për një nen apo për një paragraf të këtij projektligji”.
Aleksandër Biberaj
Presidenti ka bërë vërejtjet dhe sugjerimet e veta, të cilat mendoj se duhet të merren parasysh nga komisioni përgjegjës, në mënyrë që në seancë plenare të paraqitet një ligj tashmë i modifikuar. Dekreti nuk është diskutuar ende në grupin parlamentar demokrat, gjykoj se vërejtjet janë thelbësore dhe të rëndësishme, pasi kanë të bëjnë me ndarjen mes pushtetit qendror dhe atij lokal, ndërkohë që procesi i legalizimeve është i lidhur edhe me procesin e kthimit e kompensimit të pronave. Këto janë dy vërejtje esenciale, që mendoj se duhet të merren parasysh nga Kuvendi.