Rrëzimi i ligjit të Gjobave, Berisha:Reformë në gjykata
Kryeministri Sali Berisha paralajmëron rishikim të funksionimit të marrëdhënieve mes gjykatës dhe administratës që bën ekzekutimin e vendimeve.
Duke folur në një konferencë për shtyp, pas një vizite dyditore në Bruksel, Kryeministri Berisha deklaroi se do të pranojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të dalë vetëm dy ditë më parë për rrëzimin e ligjit të Gjobave. Por kreu i qeverisë nuk e la me kaq qëndrimin e tij. “Ne do të vazhdojmë reformën, sepse nuk mund të pranojmë këtë situatë. Nëse ti kapesh kontrabandë dhe gjykata bllokon vendimin e ekzekutivit, kjo do të thotë se pastaj gjykata bën doganierin, bën taksambledhësin, bën ekzekutivin, bën policin, bën shoferin, pra i bën të gjitha”, u shpreh Berisha. I pyetur mbi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për imunitetin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kreu i qeverisë u shpreh se, maxhoranca do të pranojë çdo kërkesë për hetim, me përjashtim të çështjeve politike. Lidhur me kufizimin e imunitetit të deputetëve, kreu i qeverisë u shpreh se miratimin e këtij ligji do ta bëjë vetëm me opozitën, megjithëse Komisioni i Venecias ka vënë vetëm kushtin e 84 votave.
Prej dy javësh, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e imunitetit të zotit Mediu, duke e ngarkuar atë me përgjegjësi ligjore për tragjedinë e Gërdecit. Cili është komenti juaj për këtë?
Lidhur me çështjen e imunitetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme, unë ju garantoj se i qëndrojmë plotësisht divizës së hapjes rrugë të hetimit nga Prokuroria shqiptare për çdo çështje tjetër, përveçse atyre politike. Çështje politike jo, sepse kështu e ka gjithë bota e lirë, që deklaratat politike të deputetëve nuk mund të hetohen. Dua t’ju informoj se kohët e fundit, një delegacion i Parlamentit tonë ishte në Shtetet e Bashkuara dhe, nga takimet atje, atyre u kërkua në mënyrë të prerë pikërisht këtë që po diskutojmë, kufizimin e imunitetit. Nuk kanë imunitet kongresmenët dhe senatorët amerikanë. Absolutisht. Nuk kanë absolutisht imunitet për asgjë tjetër, përveçse për fjalën që mbajnë në platformën e Senatit dhe Kongresit. Zoti Zogaj e përcolli këtë qëndrim, por shpresoj që edhe pjesa e opozitës t’ia ketë përcjellë grupit të vet. Sidoqoftë, standardi i kësaj maxhorance është; përgjigje çdo kërkese të Prokurorisë, përveçse atyre që janë politike.
Zoti Kryeministër, pak ditë më parë ju realizuat në Kuvend disa ndryshime në disa amendime të Kushtetutës. Përse nuk e përfshitë edhe nismën tuaj për kufizimin e imunitetit?
Unë mbetem në përpjekje dhe jam optimist se do ta realizojmë këtë nismë. Por të tilla janë reformat, ato kërkojnë durim, insistim, arsyetim dhe kompromis. Jam i bindur se opozita do të bindet për këtë çështje. Ne kemi ndërmarrë nismën për të mos e kaluar me 84 vota në Kuvend, sepse Komisioni i Venecias ka dhënë qartë dritën jeshile për 84 vota. Por sërish unë mendoj se edhe këtë nismë do ta realizojmë me opozitën. Derisa të mos bindet opozita, ky do të jetë një veprim i njëanshëm. Çdo imunitet i maxhorancës nuk ekziston, përveçse për çështje politike. Gjithsesi, unë shpresoj se gradualisht do të kemi një konsensus me opozitën për këtë gjë.
Zoti Kryeministër, Gjykata Kushtetuese nuk ra dakord dhe ktheu një ligj, siç ishte ligji “Për gjobat”. Në projektligjin e ri “Për procedurat tatimore” që do të hartohet, do të hiqet ky nen?
Qeveria është kategorike në zbatimin e të gjitha vendimeve të gjykatave. I do apo jo, ekzekutivi është në zbatim të vendimeve të gjykatave. Çdo vendim që të japë gjykata ne i qëndrojmë. Nuk mendoj se ekzekutivi do të marrë një hap kundërthënës, por duhet të them një gjë, meqë jemi tek kjo çështje. Ka një vendim fatal të gjykatës, i cili i jep të gjithë pushtetin gjykatës dhe në mënyrë absolute i gjithë pushteti nuk mund t`i jepet gjykatës, se në asnjë vend të botës nuk ka gjithëpushtet gjykata. Por, kjo çështje nuk zgjidhet me kundërshtim vendimesh, kjo çështje zgjidhet me reforma. Nuk ka asnjë vend të botës në të cilin gjykata të vendosë masë sigurie për kontrabandistin, të vendosë masë sigurie për hajdutin dhe të bllokojë ekzekutimin e vendimit ekzekutiv. Në të gjithë legjislacionin e botës nuk ekziston, se përndryshe pastaj s`ka kuptim i gjithë pushteti i gjykatës. Por, ky është një problem që zgjidhet me reforma, nuk është një problem që zgjidhet me moszbatim të vendimit. Vendimin do ta zbatojmë dhe reformën do ta vazhdojmë. Ne do të vazhdojmë reformën, sepse nuk mund të pranojmë këtë situatë. Nëse t’i kapesh kontrabandë dhe gjykata bllokon vendimin e ekzekutivit, kjo do të thotë se pastaj gjykata bën doganierin, bën taksambledhësin, bën ekzekutivin, bën policin, bën shoferin, pra i bën të gjitha. Ka një vendim në kundërthënie në kundërshtim me Kodin Administrativ, ka një vendim në kundërthënie ndaj tij në Kolegjin e Gjykatës së Lartë, por këto probleme vendi duhet t`i zgjidhë me reforma, nuk i zgjidh me përballje të pushteteve njëri me tjetrin.
PS: Qeveria t’i kthejë paratë biznesit
Partia Socialiste i kërkon qeverisë kthimin sa më parë te biznesi i shumave të marra nga aplikimi i nenit që konsiston në parapagimin e 15% të gjobës në momentin e apelimit në sistemin gjyqësor. Në emër të grupit të PS-së, deputeti Shpëtim Idrizi tha se, socialistët vlerësojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe mbështesin të gjitha kontestimet e bëra nga komuniteti i biznesit në projektligjin e Procedurave Tatimore. “Në këtë mënyrë, biznesi duhet të paguante përveç detyrimit tatimor të pretenduar dhe gjobën, megjithëse ai akoma nuk kishte një vendim nga Sistemi Gjyqësor”, shtoi Idrizi. Sipas deputetit socialist, “ky nen, sa famëkeq dhe qesharak, u votua me votat e kësaj maxhorance në vazhdën e vendimeve të tjera antiligjore, që bien ndesh me parimet e fiskalitetit dhe që cenojnë hapur lirinë e tregut dhe të sipërmarrjes së lirë”.
“Gërdeci, do kompensojmë bizneset”
Kryeministri Berisha garantoi dje gjatë një konference për shtyp se do të kompensohen të gjitha bizneset që janë prekur nga shpërthimi i një pike demontimi municionesh më 15 mars në Gërdec. Sipas Berishës, një proces i tillë do të bëhet vetëm duke paraqitur dokumentet nga të gjitha subjektet që janë dëmtuar. “Kompensimi i biznesit do të bëhet plotësisht. Do të shihet çfarë ka qenë e siguruar, cilët janë dokumentet dhe ne i qëndrojmë fjalë për fjalë asaj që kemi thënë. Natyrisht ky proces ka kërkuar një procedurë pak më të komplikuar, sepse është dashur të mblidhen dokumente, sepse ti mund të thuash që kam bërë kaq investime, por ne duam dokumente që ke bërë investime aty, ose ke patur këtë gjendje malli”, u shpreh Berisha. Sipas tij, “ne nuk jemi kundër, por duhet të faktohet me dokumente, sepse kjo nuk bëhet me vetëdeklarim, por do të kompensohet çdo biznes që ka humbur aty”.