Fishekzjarrët, Mbrojtja bllokoi fabrikën e rregullt pranë Gërdecit
Quhet Pjetër Pëllumbi, nga shumëkush i njohur si vrapues, kampion kombëtar në garën e vështirë të maratonës.
Ferdinand Dervishi
Ka menduar të investojë në vendin e vet pas 18 vitesh punë të ndershme si mjek në Itali, menjëherë pasi Qeveria e re e zotit Sali Berisha u ka bërë thirrje publike pikërisht emigrantëve. Ideja ishte brilante. Të sillte në Shqipëri për herë të parë një fabrikë të prodhimit të fishekzjarrëve, por duke u kujdesur që gjithçka të ishte e standardeve më të fundit të teknologjisë së Evropës Perëndimore. Qëllimi ishte të kishte sukses, oferta për shtetin, të hapte vende pune dhe të derdhte detyrimet tatimore, kurse fëmijëve t’u jepte në duar një produkt krejt të parrezikshëm, të standardeve perëndimore, me mbishkrimin që e hasim fare pak “Made in Albania” dhe ajo që është më kryesorja, dy apo tri herë më të lirë se fishekzjarrët e rëndomtë të prodhimit kinez. Por... Në Shqipëri ka ligje, por ka edhe Maliq. Dhe Maliqi, ai Maliqi i licencave në Ministrinë e Mbrojtjes, megjithë angazhimin apo dëshirën e mirë të Qeverisë për thithjen e këtyre lloj investitorëve, kishte qenë aq i madh, aq i madh, sa fëmijët, ata që u gëzohen më tepër fishekzjarrëve, do ta krahasonin me bajlozin. Por le të vijmë në fakte.
Dokumentacioni
“E kemi bërë dokumentacionin aq të saktë, sikur të kishim të bënim me një projekt për të realizuar ngritjen e një anieje kozmike”, rrëfen për “Panorama”, Esat Koçi, drejtuesi teknik i fabrikës me 15 vite përvojë në prodhimin e fishekzjarrëve në Poliçan. Njëkohësisht me përpilimin e dokumenteve, Pjetër Pëllumbi kontakton me FDF, një kompani të fuqishme italiane në sektorin e prodhimit të fishekzjarrëve, me të cilën lidh kontratën për linjën e prodhimit, montimin e saj, si dhe asistencën teknike. Specialistë të FDF vijnë në Shqipëri dhe kontrollojnë e përcaktojnë terrenin e ndërtimit të fabrikës, rreth 6 km nga autostrada Tiranë–Durrës, në fshatin Kuç të Vorës, mes kodrave dhe larg qendrave të banuara. Madje, të gjitha objektet ndërtohen larg njëri-tjetrit sipas standardeve të përcaktuara në rregulloret përkatëse. Natyrisht që në këtë rast asgjë nuk është e ngjashme me fenomenin e Gërdecit, që gjendet fare pranë. Ndërkohë dokumentet plotësohen sipas listës së vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 17.12.2004 dalë në mbështetje të ligjit 9126 të Parlamentit “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse”. “E nisëm me niptin, certifikatën e regjistrimit tatimor, lejen e mjedisit, patentën e prodhimit e të gjitha të tjerat. Në fund u prodhuan edhe mostrat e para dhe u krye edhe hapi i fundit, ai i vlerësimit të konformitetit. Mostrat u çuan në Laboratorin Qendror të Municioneve të Forcave të Armatosura ku rezultuan perfekte. Por nuk u mjaftuam me kaq. Pasi të njëjtin produkt e çuam në Itali, në Laboratorin e Artilerisë së NATO-s në Napoli, ku analizat i ka bërë një doktor i njohur në këtë fushë, Luixhi Banjato. Për habi, menjëherë paskësaj, fabrikës i mbërrijnë nga Italia edhe tri kontrata për eksport të produktit, që duket u pëlqye shumë. Por Shkëlzen Madani i licencave të prodhimit, të cilat lëshohen në Ministrinë e Mbrojtjes, nuk lëvizte nga vendi”, rrëfen Esat Koçi.
Bllokada “Madani”
Në fakt në një periudhë të parë, kur në krye të komisionit për lëshimin e licencave në Ministrinë e Mbrojtjes ishte një ushtarak, kolonel Bardhyl Hoxha, njerëzit e fabrikës së fishekzjarrëve e kishin pasur më të lehtë. “Kur ligji i detyronte të kthenin përgjigje brenda 6 muajsh, ata na e kthyen brenda muajit. Domethënë se ishin të predispozuar të na ndihmonin. Por me emërimin e Shkëlzen Madanit, një civili partiak, në krye të të njëjtit komision, ne u bllokuam pa asnjë shkak”, rrëfen Pjetër Pëllumbi. Dhe bllokada ka zgjatur gati një vit, derisa një ditë të bukur tatimet i vënë kyçin fabrikës që ishte në fazën e prodhimit eksperimental. “Në takimin e parë Madani na tha: Në Shqipëri nuk ka ligj për një aktivitet të tillë. Nuk duhej të investonit pa u konsultuar më parë me Ministrinë e Mbrojtjes. Në takimin e dytë, të realizuar me shumë vështirësi, ku i sollëm vendimin e Këshillit të Ministrave mbi lëndët plasëse, doli me tjetër pretekst: Në Shqipëri ka shumë lëndë plasëse. Shteti është i shqetësuar dhe me ndihmën e amerikanëve po i asgjëson, ju doni të prodhoni. Në takimin e tretë Madani bëri një tjetër shpikje. Na tha se, kishin shumë kërkesa për fabrika të tilla, se komisioni do të shqyrtonte se cila do të miratohej e para, pasi jo të gjithë do të pajisen me këtë leje. Përgjigjja jonë ishte: Po talleni? Kemi shkuar të marrim lejet përkatëse dhe na kanë thënë se jeni të parët...”, rrëfen Pjetër Pëllumbi.
Të futur në një qerthull pa zgjidhje pronari ndërmerr një takim të fundit me Shkëlzen Madanin. Dhe fatmirësisht këtë radhë arrin të shkëpusë një përgjigje të sinqertë. “Më pohoi se e kishte bllokuar ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ja pohimi i padeformuar i tij: Jua them sinqerisht se unë nuk kam të drejtë të bëj një veprim të tillë, ma ka ndaluar rreptësisht, do të merret vetë me këtë punë, megjithatë unë do të bisedoj edhe njëherë, të paktën të kërkoj një leje provizore vetëm për t’u eksportuar atyre firmave italiane që keni bërë kontrata, nuk besoj t’ju lejojë të prodhoni edhe për Shqipërinë, ka shumë fishekzjarrë të pashitur të ardhur nga Kina. Takohemi pas dy ditësh”. Në takimin e pas dy ditëve njerëzve të fishekzjarrëve u bëhet një bisedë po aq e sinqertë: Dokumentacionin e keni në rregull, më mirë harxhoni bateritë që t’i gjeni një mik ministrit.