Më 6 qershor nis puna për ndërtimin e terminalit
Më 6 qershor do të nisë ndërtimi i terminalit të pasagjerëve në Portin e Durrësit.
Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi dhe drejtori ekzekutiv i firmës sllovene S.C.T, Bojan Kenda, firmosën dje kontratën për "Ndërtimin e Terminalit të Pasagjerëve dhe Shesheve në Portin e Durrësit". Ky projekt financohet nga "Banka Evropiane e Investimeve", "Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim" dhe Komisioni Evropian me vlerë rreth 15,2 milionë euro. Terminali i ri i pasagjerëve do të jetë një konstruksion metalik njëkatësh me sipërfaqe rreth 5 mijë metra katrorë, në të cilin do të përfshihen të gjitha ambientet e nevojshme për shërbimin dhe kontrollin e pasagjerëve, si dhe sallat e pritjes në hyrje dhe dalje të godinës, pikat e shitjes së biletave dhe agjencitë e udhëtimit, pikat e kontrollit doganor dhe të dokumenteve personale, ambiente shërbimi për personelin etj. Ndërtimi i këtij terminali do të mundësojë lëvizjen sa më komode dhe të shpejtë të pasagjerëve që vijnë nëpërmjet trageteve dhe kroçiereve, sidomos në periudhën e verës apo gjatë festave. Terminali do të ketë një kapacitet për rreth 2 mijë pasagjerë, ndërsa sheshet e parkimit rrotull godinës do të kenë një kapacitet prej rreth 2000 automjetesh, si vetura apo mjete transporti mallrash. Projekti parashikon edhe ndërtimin e mbikalimit për lëvizjen e pasagjerëve që vijnë nga stacioni ekzistues hekurudhor i Durrësit.