Nënshkruhet Kushtetuta e Republikës së Kosovës
• Liderët kryesorë të Kosovës dhe përfaqësues ndërkombëtarë morën pjesë dje në një ceremoni solemne për të nënshkruar Kushtetutën e parë të Republikës së Kosovës, e cila e përcakton Kosovën shtet sovran dhe të pavarur.
Më pas Kushtetuta e nënshkruar do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për miratim. Ky dokument themelor i ekzistencës së një shteti në Kosovë përbëhet prej 40 kapitujve dhe 160 neneve dhe si e tillë e përcakton Kosovën si republikë parlamentare, duke e avancuar rolin e Presidentit të Kosovës, i cili do të jetë edhe komandant suprem i forcës së sigurisë së Kosovës, trup që pritet të themelohet brenda këtij viti pas transformimit të TMK-së. Pas nënshkrimit, nga një kopje e saj iu dorëzua Presidentit dhe Kryeministrit të vendit, e cila pastaj do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për miratim për të hyrë në fuqi më 15 qershor. Përfaqësuesi i posaçëm i BE së në Kosovë, Peter Feith, theksoi se si rezultat i punës së lodhshme të të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në këtë proces, Kosova do të ketë një kushtetutë moderne, që ndër të tjera do të përmbajë dispozita të rëndësishme për decentralizmin dhe të drejtat e minoriteteve. Feith tha se kjo do ta ndihmojë vendin që t’i ofrohet Evropës. “Unë e kam shqyrtuar dokumentin në kujdes dhe në pajtim me autoritetin tim unë e certifikova atë dhe jam i nderur që po e luaj rolin tim në këtë proces dhe ky është një moment historik për Kosovën”, tha Feith. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se nënshkrimi i draftit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga anëtarët e Komisionit Kushtetues është kurorëzim i punës prej shumë muajsh të këtij Komisioni. “Projektkushtetuta e Republikës së Kosovës dëshmon edhe një herë përkushtimin e institucioneve dhe të popullit të Republikës së Kosovës për të zbatuar në tërësi Propozimin Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisari, dhe në veçanti dispozitat që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e komuniteteve pakicë në Kosovë”, theksoi Presidenti Sejdiu, duke shtuar se institucionet e Kosovës do të respektojnë zotimin e tyre dhe fjalën e dhënë para popullit dhe para botës, se Republika e Kosovës do ta dëshmojë veten duke zgjeruar kufijtë e lirive njerëzore dhe do jetë një shoqëri ku secili do të krenohet si qytetar i barabartë i shtetit të vet dhe i botës. “Ky hap gjithashtu jep garanci për përparimin e një shoqërie të zhvilluar dhe paraqet bazën kryesore për forcimin e institucioneve shtetërore të Kosovës, si dhe për ndërtimin e korpusit legjislativ që i duhet vendit tonë në hapat e mëtejmë drejt proceseve integruese në strukturat euroatlantike”, u shpreh Presidenti Sejdiu. Ndërsa Kryeministri Hashim Thaçi tha se sot po bëhet legjitimimi i aktit të shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, demokratik dhe multietnik. “Kushtetuta e Republikës është vullneti ynë, sepse buron nga vullneti i qytetarëve të Kosovës. Kosova për herë të parë në historinë e saj po nxjerr kushtetutë sipas vullnetit të qytetarëve të vet”, theksoi Thaçi. Kryeparlamentari Jakup Kraniqi ndërkaq u shpreh se Kushtetuta është dokument kulmor politik dhe juridik i një shteti. Ai tha se është e natyrshme që edhe në hartimin e kësaj kushtetute, kompromisin e përshkon si një fill i kuq. Kushtetuta e përcakton Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Sipas Kushtetutës, gjuhë zyrtare në Kosovë do të jenë shqipja dhe serbishtja. Anëtarët e Komisionit Kushtetues janë, Hajredin Kuçi, Nekibe Kelmendi, Jakup Krasniqi, Ramë Manaj, Arsim Bajrami, Eqrem Kryeziu, Kadri Kryeziu, Skënder Hyseni, Ilaz Ramajli, Xhyljeta Mushkolaj, Mahir Jakxhilar, Ramadan Kelmendi, Blerim Shala, Riza Smaka, Fatmir Fehmiu, Lirie Osmani, Bajram Latifi dhe Xhevdet Neziri.
Jeremiç
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, ka deklaruar se në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, Serbia do të kërkojë shpjegim nëse shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është bërë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. “Ne mendojmë se, për diçka të tillë do të marrim shumicën dhe një hap i tillë ka efekt në përmbajtjen e shumë vendeve, që nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Jeremiç.
Feith: Fundi i tranzicionit
Kreu i misionit të BE-së në Kosovë, Peter Feith ka deklaruar se “i takon Kombeve të Bashkuara të vendosin se në cilat fusha, që aktualisht kanë autoritet, duan të vazhdojnë të ushtrojnë këtë autoritet, në kuadër të Rezolutës 1244, por nëse 15 qershori shënon fundin e periudhës tranzitore nga OKB tek BE, duhet të pyesni Joakim Ryker për këtë çështje; sipas pikëpamjes sime, po, e shënon fundin e periudhës tranzitore”.
Busek: Pavarësia, stabilitet
“Pavarësia e Kosovës po sjell stabilitet në Ballkan, ka deklaruar ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit, Erhard Busek. “Zgjidhja e statusit të Kosovës ka krijuar stabilitet në Ballkan, duke hapur në këtë formë rrugën drejt integrimit evropian të gjithë rajonit. Mungesa e stabilitetit në veri të Kosovës krijon vështirësi për rajonin dhe Evropën në përgjithësi. Besoj se hap pas hapi do të arrihet deri te një zgjidhje”, tha ai.
Haradinaj: Zgjedhjet, 9 muaj pas fazës tranzitore
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar dje se, lidhur me zgjedhjet në vend duhet të respektohet paketa e Ahtisarit. Pas rikthimit në skenën politike kosovare, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se, si parti opozitare do të fillojë punën me gjëra konkrete. Ai ka kritikuar punën e qeverisë aktuale. “Kur thotë kryetari i Qeverisë se për shkak të statusit nuk kemi bërë program, mendoj se është ofendim për njerëzit. Dhe, po e shpjegoj pse. Në rast se statusi është moment i rëndësishëm për njerëzit e një vendi dhe në rast se dita një është e rëndësishme, ka vlerë për ata njerëz e ndoshta ndodh ajo vetëm një herë, atëherë statusi është vetëm motiv më shumë që mos të niset dita e parë e punës pa program qeveritar. Kemi rënë dakord edhe për shpalljen e zgjedhjeve, 9 muaj pas kalimit të fazës tranzitore 120 ditëshe”, tha Haradinaj.