Biznesi kerkon ngritjen e Entit Rregullator te Karburanteve
Pak dite me pare Konfindustria Shqiptare, i kerkoi qeverise fillimin sa me shpejt te veprimit te Entit Rregullator te Karburanteve (ERK). Sipas organizates se biznesit institucioni ne fjale do te sherbeje si, vezhgues dhe rregullator per crregullimet subjektive te cmimeve ne tregun strategjik te karburanteve, duke perfshire edhe tregun e gazit te lengshem krahasuar me cmimet e tregjeve nderkombetare, me pasoja te drejtperdrejta dhe te renda ne krijimin e kostove shtese per bizneset, industrite dhe qytetaret shqiptare. "Keqfunksionimi i vazhdueshem i tregut te karburanteve ne Shqiperi, ne kushtet kur teorikisht kemi te bejme me treg te liberalizuar, mund te shpjegohet vetem me ekzistencen ne praktike te marreveshjeve te llojit "kartel" ndermjet operatoreve te fushes", njofton Konfindustria. Sipas organizates se biznesit ne kushtet kur shteti shqiptar nuk ka me asnje mjet per te nderhyre drejtperdrejt per te rregulluar crregullimet e tregut strategjik te karburanteve, kerkon ngritjen sa me shpejt te Entit Rregullator te Karburanteve. Tregu i karburanteve dhe gazit me nje qarkullim vjetor prej 800-900 milione euro/vit perben tregun me te madh ne vend me ndikim te drejtperdrejte ne te gjithe sektoret e ekonomise sidomos industrive si dhe ne mireqenien e qytetareve shqiptare.