Karburantet i kthehen rritjes se cmimeve, dje 5 leke me shume
Blerina Hoxha
Nafta eshte shitur dje me 5 leke me shtrenjte ne te gjitha pikat e pakices te karburanteve ne Tirane, duke bere qe nje liter te kushtoje 140 leke, nga 135 leke qe ishte dy dite me pare. Sipas tregtareve shkak mbetet historia e vjeter me rritjen e cmimeve ne tregun nderkombetar. Nje fuqi nafte eshte shitur dje ne bursat nderkombetare me 81 dollare. E nderkohe qe cmimi i naftes muajin e fundit eshte rritur me gati 10 USD per fuci ne tregun e huaj, ne vendin tone cmimi eshte rritur me gati 10 leke per liter dhe ne disa raste edhe me shume. Nderkohe qe tregu i kembimit ne muajin e fundit ka treguar stabilitet duke mos shkaktuar kosto shtese ne tregtine e karburanteve. Fenomeni i rritjes se cmimeve te karburanteve eshte trajtuar ne kendveshtrime te ndryshme nga grupet e interesit. Tregtaret e kesaj linje shpjegojne se cmimet ne tregun nderkombetar jane rritur dhe se taksat dhe importit dhe akciza zene plot 60 leke ne cmimin e nje litri nafte. Ndersa Konfindustria Shqiptare nje nder organizatat me te medha te biznesit ne vend ka reaguar kohet e fundit ashper, duke e cilesuar rritjen e cmimit te karburanteve spekulim. Nderkohe ne kohen e krizes se cmimeve te naftes ne fillim te 2008, kur cmimi i nje fuqie ne tregun nderkombetar arriti ne 140 dollare, cmimi i nje litri nafte ne tregun vendas shenoi 160-165 leke per liter. Me kete logjike te rritjes se cmimeve te naftes ne vendin tone, kur cmimet ne tregun nderkombetar te shkojne ne kuotat e 2008-es, vlera e nje litri karburant ne vendin tone, pritet te arrije ne 260 leke te reja. Organizata te pavarura private, por edhe ato shteterore ne studimet e tyre per tregun e naftes, sqarojne se spekulimi me nivelin e cmimit arrin ne 20 per qind te vleres. Nga ana tjeter pas nje hetimi te thelluar ne tregun e naftes Autoriteti i Konkurrences i kerkoi Kuvendit te ndryshoje legjislacionin per hidrokarburet. Gjithashtu Autoriteti rekomandon se Shoqerite e tregtimit me shumice kane te drejte te kene stacionet e tyre te shitjes se karburanteve, apo njesi te lendeve djegese.