Sektori i turizmit kerkon uljen e TVSH
Ne nje kohe qe qeveria ka tashme nje strategji te qarte per mospershkallezimin ose uljen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar, hotelet dhe restorantet si pjese e industrise turistike, kerkojne rishikimin e nivelit te TVSH-se. Sipas ketyre operatoreve argumentimet per nje takse te vleres se shtuar te reduktuar per hotelet dhe restorantet bazohet ne praktiken qe po ndjek BE-ja per sistemin e TVSH-se se reduktuar ne vendet anetare te saj. TVSH-ja prej 20 per qind qe aplikohet aktualisht ne Shqiperi, si per hotelet ashtu edhe per restorantet, eshte me e larta krahasuar me nje sere vendesh evropiane e rajonale qe kane industri turistike te zhvilluar. Turqia ka nivel te TVSH vetem 8 per qind, Greqia 6 deri ne 9 per qind, Mali i Zi 7 per qind, Italia 10 per qind, Franca 5.5 per qind, Malta 5 per qind, pra mesatarisht 200 per qind me e ulet se ne Shqiperi. Prej vitesh hotelet e tashme edhe restorantet ne vendet e BE, sipas direktivave te Komisionit Evropian kane mundesine te jene subjekt i TVSH-se se reduktuar. 20 nga 27 vendet e BE-se kane nje TVSH me te vogel ose baras me 10 per qind per hotelet, kryesisht ato te Mesdheut. Aktualisht bizneset shqiptare te hotelerise dhe restoranteve, qe aplikojne regjimin e TVSH-se, nuk mund te thuhet se ofrojne sherbime me cmime konkurruese per te njejten cilesi sherbimi krahasuar me fqinjet apo vendet e tjera evropiane.