Biznesi larg bankave
Rritja e ngadalte e kerkeses se brendshme eshte reflektuar edhe ne kerkese te ulet te sektorit privat per financim nga sistemi bankar. Kredia per sektorin privat shenoi nje rritje vjetore prej 8.0 ne muajin shtator duke mbetur e njejte me mesataren e dy muajve te pare te tremujorit te trete te vitit. Megjithate ne nje veshtrim me te shtrire ne kohe ritmet e zgjerimit te kredise jane ne nivele te uleta
Nga Ardian Fullani
Guvernator i Bankes se Shqiperise
Ecuria e ekonomise shqiptare gjate tremujorit te trete e ne vijim ka ruajtur trajtat kryesore te zhvillimit te ndjekura gjate gjysmes se pare te vitit. Bazuar ne te dhenat e disponuara te cilat jane paraprake dhe kryesisht te terthorta Banka e Shqiperise konstaton se aktiviteti ekonomik ne vend ka vijuar te rritet ne terma vjetore. Stabiliteti makroekonomik eshte konsoliduar me tej nderkohe qe presionet inflacioniste mbeten te kontrolluara dhe primet e rrezikut kane ardhur ne renie.
Rritja ekonomike eshte mbeshtetur me shume ne kerkesen e huaj dhe ne aktivitetin e gjeneruar nga nje sezon i mire turistik gjate tremujorit te trete. Me gjithe permiresimin e saj kerkesa e brendshme mbetet e dobet e ndikuar edhe nga terheqja e forte e stimulit fiskal ne gjysmen e dyte te vitit.
Projeksionet tona per te ardhmen ruajne ne nivelet aktuale ritmet e rritjes ekonomike dhe flasin per presione pergjithesisht te kontrolluara inflacioniste. Ato faktorizojne nje kontribut me te madh te sektorit privat ne gjenerimin e rritjes ekonomike si dhe nje mbeshtetje me te madhe te ekonomise ne kerkesen e brendshme kundrejt asaj te huaj. Keto zhvillime do te favorizohen nga qendrueshmeria makroekonomike dhe nga renia e primeve te rrezikut ne tregjet financiare.
Presionet e uleta te sektorit publik ne tregun e brendshem financiar si dhe treguesit e permiresuar te likuiditetit te sistemit bankar pritet te nxitin me tej aktivitetin kreditues ne mbeshtetje te konsumit e te investimeve ne ekonomi. Ecuria e kursit te kembimit parashikohet te jete me e qendrueshme e mbeshtetur nga raporte me te balancuara te kerkeses e te ofertes per valute.
Nga ana tjeter materializimi i skenarit te mesiperm mbart ne vetvete edhe disa pasiguri trajtimi i te cilave do te kushtezoje politikat e administrimit makroekonomik dhe vendimmarrjen e tyre. Ecuria e ekonomise shqiptare perkundrejt zhvillimeve te skicuara me lart do te ndikoje qendrimin e Bankes se Shqiperise ne te ardhmen.
Konteksti boteror i cili ka rrethuar zhvillimet ekonomike ne vend karakterizohet nga pasiguri te shtuara. Ekonomia boterore ka vijuar te shfaqe ritme pozitive por ne renie te rritjes ekonomike gjate tremujorit te trete te vitit. Ky ngadalesim pritet te vazhdoje edhe ne tremujorin e katert. Ai i dedikohet ne nje mase te madhe zbehjes se stimulit fiskal ecurise se dobet te tregut te punes korrektimit te metejshem te bilanceve te agjenteve ekonomike dhe nivelit te ulet te besimit konsumator. Presionet inflacioniste ne rang boteror mbeten te uleta por cmimet e mallrave baze dhe te produkteve ushqimore kane shenuar rritje. Se fundi luhatjet e tregjeve financiare jane shtuar si pasoje e pasigurive qe karakterizojne ecurine e borxhit publik te disa vendeve.
Keto zhvillime kane prodhuar nje ambient me pak te favorshem per zhvillimin e ekonomise vendase. Kryesisht keto rreziqe shprehen ne projeksionet per nje kontribut me te ulet te kerkeses se jashtme ne rritjen ekonomike te vendit si dhe ne ndikimet e mundshme ne inflacion te tendences rritese te cmimeve te mallrave baze. Gjithashtu burimet e huaja te financimit e te kapitalit mund te vazhdojne te jene te kufizuara per nje kohe me te gjate sesa pritej si rrjedhoje e hezitimit ne ndermarrjen e rrezikut nga investitoret e huaj.
Duke u kthyer ne zhvillimet ne vend duhet thene se informacioni statistikor mbi ecurine e ekonomise shqiptare gjate tremujorit te trete e ne vijim mbetet paraprak dhe jo i plote. Megjithate treguesit e terthorte te disponuar sugjerojne se ritmet pozitive te rritjes se ekonomise shqiptare jane shtrire edhe gjate kesaj periudhe. Njekohesisht keto te dhena tregojne per nje kompozim me te ndryshem te rritjes se aktivitetit ekonomik ne krahasim me gjysmen e pare te vitit. Keshtu kjo rritje eshte mbeshtetur me shume nga kerkesa e sektorit privat nderkohe qe kontributi i sektorit publik ka ardhur ne renie. Gjithashtu kerkesa e brendshme ka pasur nje kontribut te shtuar ne rritjen ekonomike ndersa ndikimi i kerkeses se huaj ne aktivitetin ekonomik paraqitet me i dobet.
Analiza e te dhenave indirekte mbi konsumin dhe investimet private sugjeron per tendenca pozitive por njekohesisht edhe per nje rritje te ngadalte te tyre. Aftesia e sektorit privat te ekonomise per te kompensuar hapesiren e lene nga stimuli fiskal ne rritjen ekonomike do te mbetet percaktuesi kryesor i kesaj rritjeje ne te ardhmen. Banka e Shqiperise gjykon se perspektiva e zhvillimit te vendit dhe kushtet aktuale financiare mundesojne nje rritje me te shpejte te kesaj kerkese. Mbi te gjitha konsumi vuan nga pasiguria per te ardhmen nderkohe qe investimet private kane nevoje per politika orientuese konkrete dhe te qarta.
Banka e Shqiperise vlereson se konsumatori e biznesi shqiptar kane hapesira dhe duhet te adoptojne nje sjellje me optimiste ne drejtim te rritjes se konsumit e te investimeve ne vend per te siguruar nje rritje ekonomike ne potencialin e saj.
Sektori fiskal ka vijuar te ndjeke nje politike te kujdesshme ne funksion te mbajtjes nen kontroll te deficitit buxhetor e te borxhit publik. Deficiti buxhetor prej 23.9 miliarde lekesh i rezultuar deri ne muajin shtator eshte pothuajse 50 me i ulet krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Ne terma vjetore shpenzimet publike u kontraktuan me 3.3 gjate nente muajve te pare te vitit te udhehequra nga reduktimi i ndjeshem i shpenzimeve kapitale.
Nga ana tjeter te ardhurat e realizuara gjate kesaj periudhe jane rreth 7.1 me te larta se nje vit me pare dhe ritmi vjetor i rritjes se tyre ka ardhur duke u forcuar. Banka e Shqiperise ka mbeshtetur masat e marra dhe rezultatet e arritura ne drejtim te konsolidimit fiskal gjate vitit 2010.
Megjithate ne kushtet kur borxhi publik mbetet ne limitet e nivelit 60 te PBB-se ne e gjykojme si te domosdoshme ruajtjen e vigjilences fiskale edhe ne vitet e ardhshme. Ne kete kontekst hartimi i buxhetit dhe i projeksioneve te treguesve fiskale per vitin 2011 e ne vazhdim duhet te bazohet mbi supozime dhe parashikime te kujdesshme duke faktorizuar e adresuar sic duhet edhe faktoret potenciale te rrezikut. Kjo do te siguronte nje nder premisat kryesore ne permbushjen e objektivave te deficitit fiskal dhe te borxhit publik duke i sherbyer keshtu qendrueshmerise fiskale ne afat te mesem e te gjate.
Te dhenat me te fundit mbi sektorin e jashtem te ekonomise tregojne per zbehjen e ritmeve te korrektimit te deficitit tregtar e ndikuar kjo njekohesisht nga moderimi i rritjes se eksporteve dhe nga rritja me e shpejte e importeve.
Deficiti tregtar eshte tkurrur me vetem 0.7 ne terma vjetore gjate tremujorit te trete te vitit si pasoje e rritjes me 45.3 per qind te eksporteve dhe e rritjes me 9.5 per qind te importeve. Zbehja e veprimit te faktoreve te perkohshem pritet ta sjelle ecurine e eksporteve ne nje trajektore me normale rritese nderkohe qe ne linje me gjallerimin e kerkeses importet do te paraqiten me te qendrueshme. Ne keto rrethana korrektimi dhe qendrueshmeria e deficitit te llogarise korrente do te kerkojne nje vemendje me te madhe ne te ardhmen.
Zhvillimet ekonomike kane prodhuar nje ambient me presione te balancuara inflacioniste. Rritja e ekonomise nen nivelin potencial te saj ka vepruar ne kahun renes mbi inflacion duke eliminuar presionet e shtuara inflacioniste te ardhura nga inflacioni i importuar apo nga rritja e cmimeve te administruara. Politika monetare e Bankes se Shqiperise ka kontribuuar ne krijimin e kushteve te pershtatshme monetare per zhvillimin e aktivitetit ekonomik ne linje me objektivin e stabilitetit te cmimeve dhe per kontrollin e pritjeve inflacioniste.
Inflacioni vjetor i muajit tetor rezultoi 3.0 duke shenuar nje renie prej 0.4 pikesh perqindjeje ne krahasim me muajin shtator. Mungesa e presioneve inflacioniste nga kahu i kerkeses eshte shprehur ne vlera te uleta te inflacionit baze prej 1.9.
Nderkohe qendrueshmeria ne rritje e kursit te kembimit ka ndikuar ne ngadalesimin e inflacionit te importuar. Reduktimi i normes totale te inflacionit ne kete muaj i dedikohet ne nje mase te madhe shuarjes se efekteve te rritjes se disa prej cmimeve te administruara nje vit me pare. Ecuria e inflacionit do te vazhdoje te jete nen ndikimin e rritjeve te meparshme te cmimeve te administruara deri ne fund te tremujorit te pare te vitit te ardhshem dhe mund te ndikohet nga rritje te tjera te tyre ne te ardhmen.
Analiza e ecurise se treguesve monetare konfirmon pranine e presioneve te permbajtura inflacioniste me natyre monetare ne ekonomi ne periudhen afatmesme. Rritja vjetore e ofertes se parase rezultoi 12.4 ne muajin shtator duke iu afruar mesatares historike te saj.
Nderkohe rritja e ngadalte e kerkeses se brendshme eshte reflektuar edhe ne kerkese te ulet te sektorit privat per financim nga sistemi bankar. Kredia per sektorin privat shenoi nje rritje vjetore prej 8.0 ne muajin shtator duke mbetur e njejte me mesataren e dy muajve te pare te tremujorit te trete te vitit. Megjithate ne nje veshtrim me te shtrire ne kohe ritmet e zgjerimit te kredise jane ne nivele te uleta.
Banka e Shqiperise gjykon se gjendja e bilanceve dhe situata financiare e sistemit bankar i mundeson atij nje rol me aktiv ne nxitjen e kreditimit ne te ardhmen. Banka e Shqiperise ka siguruar kushtet e pershtatshme per mbeshtetjen e aktivitetit kreditues nepermjet
furnizimit te bollshem te tregut me likuiditet
ruajtjes se stabilitetit makroekonomik
garantimit te shendetit financiar te sistemit bankar si dhe
uljes se normave te interesit dhe transmetimit te plote ne tregjet financiare.
Tregjet financiare jane karakterizuar nga prime te uleta te rrezikut dhe te likuiditetit reflektuar ne renien e metejshme te yield-eve ne tregun primar dhe te normave interesit ne tregun e depozitave e kredive ne leke. Ne tregun nderbankar normat afatshkurtra te interesit kane qendruar prane normes baze te interesit dhe kane shfaqur luhatshmeri te ulet. Tregtimi i valutes ne tregun vendas ka qene gjithashtu i qete. Kursi i kembimit ka qene me i qendrueshem si pasoje e korrektimit te deficitit te llogarise korrente dhe ekuilibrave te tjere makro-financiare ne ekonomi.
Duke vene ne balance informacionin e permbledhur me siper Keshilli Mbikeqyres vleresoi se presionet inflacioniste ne periudhen afatmesme jane te kontrolluara. Pritjet inflacioniste vazhdojne te jene te ankoruara rreth objektivit te Bankes se Shqiperise per inflacionin.
Ne mungese te goditjeve te papritura inflacioni pritet te jete brenda objektivit te Bankes se Shqiperise ne periudhen afatmesme. Faktoret e rrezikut qe rrethojne kete skenar baze paraqiten gjithashtu te balancuar.
Ne perfundim te diskutimeve Keshilli Mbikeqyres konkludoi se kushtet monetare paraqiten te pershtatshme per respektimin e objektivit te inflacionit ne periudhen afatmesme dhe vendosi te mbaje te pandryshuar normen baze te interesit ne nivelin 5.00 per qind.