Biznesi llogari tatimeve per kasat dhe TVSH-ne
TIRAN- Biznesi gjeti rastin dje per ti shprehur pakenaqesite ne marredheniet me administraten tatimore krereve te kesaj te fundit. Pajisja me kasa fiskale rimbursimi i TVSH-se evazioni fiskal apo edhe perfshirja ne skeme e Tatimit mbi Vleren e Shtuar te profesioneve te lira kane qene disa nga problemet e shpalosura dje nga perfaqesues te biznesit gjate takimit te organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtise me kreun e Tatimeve Gazmend Spahija.
Kasat
Fillimisht bizneset jane shprehur te shqetesuara ne lidhje me procesin e pajisjes me kasa fiskale ku pjesa me e madhe sipas tyre nuk i kane vendosur ende ato. Kreu i Shoqates se Biznesit Shqiptar Albert Kaso tha se vendosja e kasave fiskale nuk ka realizuar pritshmerite e fillimit per vendosjen e barazise midis subjekteve qe operojne ne te njejtin treg. shte fitore rimbursimi i kasave fiskale por ky sistem nuk po funksionon sic duhet. Shifra e dhene prej jush prej 56 eshte e vogel. Biznesi nuk regjistron xhiron reale. Si proces me duket i deshtuar - tha ai.
Me tej diskutimi ka vijuar edhe me praktikat e ndjekura per shmangien e detyrimeve. Biznesmeni Basri Ruka theksoi se ne vend nuk mungojne ligjet por zbatimi i tyre. Doja te evidentoja nje fakt qe ka te beje me piraterine dhe qe po na shkaterron. Evazioni ne fushen e shitjes se makinave eshte galopant. Evazioni fiskal vjetor eshte 20 - 25 mije automjete qe shiten nga persona te palicencuar. Ligjet jane te mrekullueshme por zbatimin deri tani ne po e vuajme ne kurriz- tha ai.
Rimbursimi i TVSH-se
Nje pjese te mire te kohes ne takim e zune diskutimet per rimbursimin e Tatimit mbi Vleren e Shtuar proces per te cilin bizneset shprehin pakenaqesi. Ato permenden procedurat qe duhet te ndiqen deri ne marrjen mbrapsht te TVSH-se gje e cila iu kushton mund edhe kohe. Madje pjesetare te dhomes kerkuan sqarime nga kreret e tatimeve per ndryshimet e shpeshta ne legjislacionin tatimor. Ne udhezimin per procedurat tatimore teprica kreditore e TVSH-se mund te perdoret per te shlyer detyrimet doganore pas dy muajsh kjo dispozite u shfuqizua. Cila ka qene arsyeja - pyeti nje tjeter perfaqesues i biznesit.
Pyetjeve te bizneseve kreret e tatimeve ne shumicen e rasteve iu pergjigjen se ata nuk ishin institucion qe ben politika por zbatues i tyre. Per sa i perket rimbursimit te TVSH-se Besnik Nuredini nendrejtori i pergjithshem i tatimeve theksoi se pergjate dhjetorit jane kthyer rreth 8.2 miliarde leke kundrejt 3.1 miliarde lekeve ne vitin 2009. Problemet me rimbursimin vazhdojne dhe ne jemi te pergatitur edhe per ndryshime ligjore te mundshme. Qe te kryhet nje rimbursim duhet te kalojne disa etapa ku perfshihet edhe kontrolli tatimor - tha ai duke shtuar se rimbursimi nuk mund te kryhet pa mbaruar kontrolli.
Dhoma I papranueshem bllokimi i llogarive te administratoreve
Bllokimi i llogarive bankare te administratoreve ne rastet kur kompania ka detyrime te pashlyera ndaj tatimeve ishte nje tjeter teme e nxehte diskutimi gjate takimit te djeshem me kreret e tatimeve. Ne mjaft raste administratore apo pronare biznesesh jane ankuar per veprime te jashteligjshme te organeve tatimore te cilat ne pamundesi per te mbledhur detyrimet e papaguara te kompanise bllokojne llogarite e tyre personale. Ne lidhje me kete Drejtori i Tatimpaguesve te Medhenj Jovan Cani u shpreh se bllokimi i llogarive te aksionereve behet ne rastet kur llogarite e kompanise jane bosh.
Ne lidhje me kete kryesuesi i takimit Genc Boga tha se eshte e papranueshme qe te merren parate e aksionereve kur llogarite e shoqerise jane bosh. Shekulli ka denoncuar disa here kete praktike nderkohe qe pas diskutimeve te djeshme ku i pranishem ishte edhe kreu i tatimeve Gazmend Spahija si dhe nismes se ndermarre nga Dhoma Amerikane e Tregtise pritet qe kjo praktike te marre fund pas perfshirjes edhe te Dhomes Amerikane te Tregtise per zgjidhjen e situates.