E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria po ndryshon: edhe kriminelët shkojnë me pushimeNga TemaVrasja e katër policëve dje në qytetin e Durrësit është një ngjarje e dhimbshme në disa drejtime: familjet humbën të dashurit e tyre, policia humbi katër punonjës shembullorë dhe fasadë

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Shqipëria po ndryshon: edhe kriminelët shkojnë me pushimeNga Tema

Vrasja e katër policëve dje në qytetin e Durrësit është një ngjarje e dhimbshme në disa drejtime: familjet humbën të dashurit e tyre, policia humbi katër punonjës shembullorë dhe fasadës së sukseseve të qeverisë në luftën kundër krimit i doli boja, ndërsa zgjedhjet kanë mbaruar dhe ajo nuk mund të ndëshkohet.

Sipas deklaratës së policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy pistoleta dhe dy radio policie. Prokuroria mund të bëjë hetime, por, nëse ajo nuk zbulon dot autorët realë të krimit, do të ketë dështuar. Policët nuk u vranë në përpjekje për arrestimin e një krimineli, ata, siç duket, janë futur në kurth. Dritan Dajti ka qenë i informuar që policia po e ndiqte dhe ai nuk është përpjekur të fshihej, por ka shkuar drejt pritës dhe, sa ka zbritur nga makina, ka qëlluar mbi punonjësit e policisë.

Autori i vrasjes ka një histori të bollshme krimi, madje spektakolare, nëse e shohim me sy narratori, por tipa si ai nuk do ta kishin të gjatë, nëse në radhët e policisë, e kushedi sa lart në hierarki të shtetit, nuk do gjendeshin bashkëpunëtorët e tyre.

Kryeministri shëtit ende nëpër Shqipëri duke prerë shirita e duke mbajtur fjalime me foltoren e fushatës elektorale me sloganet: “Shqipëria po ndryshon” dhe dikush duhet ta kujtojë se zgjedhjet kanë mbaruar, se partia e tij ka fituar dhe se qeveria e re që ai do të krijojë ka nevojë për një njeri të vetëdijshëm për kohën dhe vendin ku jetojmë.

Jetojmë në një vend, ku kriminelët shkojnë në plazh, ndërsa qindra-mijëra shqiptarë të ndershëm nuk kanë mundësi të shkojnë me pushime. Ngjarja e djeshme tregoi se kriminelët nuk janë mundur, ata thjesht nuk i ka shqetësuar njeri. Dje që shteti guxoi t’iu afrohet, u largua nga vendngjarja me bilanc negativ.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›