Rikonstruktohen 15 skelete, për 4, eshtrat nuk përputhen
11/02/2010 Identifikim në bazë të të dhënave skeletike dhe metodën e antropologjisë mjekoligjore
TIRANE- Instituti i Mjekësisë Ligjore ka filluar punën për rikonstruksionin e skeleteve të 19 personave të pushkatuar gjatë regjimit komunist. Një gjë e tillë bëhet me dije nga burime pranë kësaj zyre, të cilat thanë se 15 nga 19 skeletet e gjetura në rrëzë të malit të Dajtit, janë rikonstruktuar dhe aktualisht ndaj tyre kanë filluar ekzaminimet shkencore si: përcaktimi i gjinisë, gjatësisë trupore dhe marrjen e kampioneve kockore për kryerjen e analizave të ADN-së. Ndërkohë burimet shtuan se për katër skelete eshtrat nuk përputhen, çka tregon se ato janë të personave të ndryshëm dhe për pasojë duhet një gërmim i specializuar në zonën ku janë gjetur kockat me qëllim zbulimin e eshtrave të tjera, të cilat do të shërbejnë në rikonstruksionin e plotë të tyre. Nga ana tjetër familjarët e shtetasve të pushkatuar gjatë regjimit komunist janë dyndur në institucionin e Avokatit të Popullit, në të cilin kanë depozituar kërkesat e tyre për gjetjen e eshtrave. Gjatë kësaj kohe në total janë depozituar 43 kërkesa, midis të cilave bie në sy ajo për gjetjen e eshtrave të ish- deputetit dhe martirit të demokracisë Xhelal Koprencka. Më tej lista e të pushkatuarve që nuk i dihet vari, vazhdon me Fadil Kokomanin dhe Vanxhel Lezhon, dy gazetarët e radio Tiranës. Pas tyre vjen emri i Sokol Sokolit, njeriu që sfidoi diktaturën në protestën e kampit të Qafës së Barit. Ndërkohë që lista zgjatet me dhjetë anëtarët e familjes Koloshi, të cilët janë pushkatuar dhe akoma e sot nuk i dihet varri. Aktualisht Avokati i Popullit ka filluar kontaktet me persona dhe institucione të ndryshme për lokalizimin e vendit ku ndodhen eshtrat e këtyre personave.
Rrëzimi i dosjeve
Miraka: Do të protestojmë para Kushtetueses
Simon Miraka, drejtor i Institutit të Përndjekurve Politikë, është shprehur për gazetën “Metropol”, se ditën e sotshme shoqatat e të përndjekurve do të organizojnë një mbledhje, me qëllim kryerjen e një manifestimi përpara Gjykatës Kushtetuese. Miraka theksoi se tre nga anëtarët e kësaj gjykate kishin konflikt interesi dhe në këtë mënyrë nuk duhet të kishin shqyrtuar ligjin e lustracionit. Moshapja e dosjeve të komunizmit është një tjetër persekutim nga ana e gjykatës, ku në përbërje të saj vazhdojnë të gjykojnë njerëz që i kanë duart me gjak.
Lista e dorëzuar tek Avokati i Popullit:
1. Xhelal Koprencka
2. Fadil Kokomani
3. Vanxhel Lezho
4. Hajro Pashaj
5. Skënder Dajo
6. Pol Zefi
7. Dervish Bejko
8. Sokol Sokoli
9. Tonin Ndoj
10. Fran Mirakaj
11. Petro Daja
12. Fuat Kurti
13. Skender Muço
14. Zef Prela
15. Riza Zoti
16. Kamber Prishta
17. Petref Prishta
18. Myrteza Prishta
19. Qamil Prishta
20. Sherif Prishta
21. Ali Çoku
22. Çerçiz Qëndro
23. Xhafer Qëndro
24. Feti Mema
25. Musa Kerma
26. Atem Qëndro
27. Lab Shena
28. Haziz Kaloshi
29. Asllan Kaloshi
30. Muharrem Kaloshi
31. Sefedin Kaloshi
32. Mahmut Kaloshi
33. Qemal Kaloshi
34. Osman Kaloshi
35. Selim Sul Kaloshi
36. Elez Kaloshi
37. Rabije Kaloshi
38. Nazif Bajraktari
39. Sulltana Ndreu
40. Gani Ndreu
41. Zenel Qëndro
42. Dali Ndreu
43. Liro Gega