E Shtunë, 31 Tetor 2026

I kërkuari nga FBI-ja pranon të ekstradohet në Amerikë

11/02/2010  TIRANË-Gazmir Gjoka i arrestuar pak kohë më parë me kërkesë të autoriteteve të drejtësisë amerikane, pranoi dje para gjykatës të ekstradohet në SHBA, për t’iu nënshtruar hetimeve. Në seancën e djeshme gjyqësore e kërkuar nga akuza për ekstradimin e shtetasit Gazmir Gjoka në drejtim të Amerikës, vetë i pandehuri ka pranuar të jetë pjesë e ekstradimit. Ai kërkohet nga FBI-ja, si pjesë e një organizate kriminale që merret me trafikimin e lëndëve narkotike. Kanë qenë pikërisht agjentët e FBI-së ata që bënë zbulimin e madh të trafikut të narkotikut, ku në përbërje ishin të ngatërruar edhe dy avion të SHBA-së. Pilotët lidhnin marrëveshje me trafikantët për dërgesat dhe në një nga këto marrëveshje kanë qenë të implikuar agjentët e FBI-së. Ndërsa dje u bë kërkesa e prokurorit dhe u pyet i pandehuri, sot pritet të jepet vendimi. “Shqiponja e Zezë" ka arritur të sekuestrojë dy avionët me të cilët realizohej trafiku i lëndëve narkotike, kryesisht ekstazi, heroinë dhe kokainë drejt Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës, Serbisë, Holandës dhe Kanadasë. FBI-ja ka arritur të sekuestrojë edhe 500 mijë dollarë, të përfituar nga trafiku i drogës. Sipas të dhënave, bëhet e ditur se drejtuesit e grupit Myfit Dika, Gazmir Gjoka dhe Kujtim Lika janë nga Shqipëria dhe banonin në Nju Xhersi. Gjatë operacionit "Shqiponja e Zezë", FBI-ja sekuestroi më shumë se 500 mijë dollarë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›