Biznesi ne prag te lehtesive te reja
Task Forca për Reformën Rregullatore vendos për thjeshtimin dhe reduktimin e kohës, kostos dhe procedurave në marrëdhëniet shtet – biznes për të thelluar përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.
Sipas vetë kryeministri, Sali Berisha, kjo mbetet dhe një nga objektivat më madhorë të qeverisë, e cila e konsideron sektorin privat një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të shpejtë e të qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare. Për të faktuar këtë, kreu i qeverisë i referohet rritjes së numrit të bizneseve, përthithja e katër miliardë investime të huaja në 6 vjet, rritja ekonomike dhe rënia e papunësisë, trefishimi i eksporteve, etj.
“Shqipëria ndodhet në vende të lakmueshme në garantimin e investimeve, në harmonizimin e treguesit paga - produktivitet. Është fakt që 3 vitet e fundit, investimet e huaja direkte në Shqipëri janë rritur me 316 për qind. Fakt i pamohueshëm është se numri i bizneseve në tërësinë e vet pothuajse është trefishuar. Por, përmirësimi i klimës së biznesit është dhe mbetet një objektiv ndër më madhorët dhe më të rëndësishmit për qeverinë”, vuri në dukje Berisha.
Ministria e Ekonomisë, ka bërë një studim të hollësishëm të të gjithë problematikës së klimës së biznesit dhe masave që duhet të merren për të vendosur një seri standardesh të reja në të gjitha fushat. Kryeministri tha se e vtemja rrugë për të përballuar krizën është rritja e konkurueshmërisë dhe reduktimi i burokroacive.
“Gjithnjë e më shumë po rritet interesi i investitorëve vendas e të huaj për të investuar në këtë vend. Gjithnjë e më shumë bëhet e domosdoshme që burokracia shqiptare t’i shërbejë biznesit sa më mirë, të bëjë gjithçka për të lehtësuar barrën burokratike ndaj tyre”, deklaroi Kryeministri.
Disa nga lehtësitë që do t’i ofrohen biznesit janë reduktimi i pritshën i numrit të procedurave për regjistrim nga 5 që janë sot në 2. Ndërsa kostoja ulet nga 112 lekë në 100 lekë. Kryeministri Berisha vlerësoi lehtësitë e krijuara për marrjen e lejeve të ndërtimit në Tiranë. Sipas reformës numri i procedurave reduktohet nga 24 në 5 dhe kohëzgjatja për të marrë një leje ndërtimi do të ulet në mënyrë drastike nga plot 436 ditë që duhen sot në 35 ditë. Kjo e bën të krahasueshme Tiranën me SHBA ku duhen 40 dite.
Referuar një çështje të tillë, kreu i ekzekutivit u shpreh se “problemet e evidentuara ndër më seriozet kanë qenë të lidhura me lejet e ndërtimit, në të cilën Shqipëria qëndronte në krye të piramidës burokratike të botës, me një afat për marrjen e tyre prej 399 ditësh. Imagjinoni ju se çfarë mesazhi merrte një investitor kur lexonte se për të marrë një leje ndërtimi në Shqipëri duheshin 399 ditë”.
Sa i përket furnizimit me energji numri i procedurave reduktohet nga 6 në 4, dhe numri i ditëve ulet në 45 ditë nga 177 që ishte. Kostoja reduktohet me 3 herë. Për regjistrimin e pronësisë numri i procedurave përgjysmohet nga 6 në 3 dhe numri i ditëve për regjistrim do të shkojë nga 33 ditë në 13. Lidhur me pagesat e taksave parashikohet ulja e kontributit të punëdhënësit nëpërmjet heqjes së pagës së referencës. Po ashtu thjeshtohet dhe shkurtohet koha, kostot dhe procedurat nëpërmjet veprimeve online. Ndërsa për tregtinë e jashtme dokumentet për eksport do të reduktohen nga 7 në 3, ato për import nga 8 në 4. Koha për eksportim nga 19 ditë do të shkojë në 4 dite, ndërsa koha për import nga 18 ditë në 3 ditë.