E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi paraqet planin anti-krizë

Komuniteti i biznesit ka paraqitur planin e tij anti-krizë, për përballimin e ccdo skenari të mundshëm ekonomik që mund të ndodhë në vend. Në plan përfshihen një sërë kërkesash nga krijimi i lehtësirave fiskale deri tek liberalizimi i dhënies së licensave.

Plani u prezantua dje gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës së Tregtisë. Një ndër kërkesat e biznesit është heqja e TVSH-së për importin e makinerive prodhuese dhe atyre të mekanikës bujqësore, dhe pagimi i TVSH-së vetëm në rastin e rieksportimit të këtyre makinerive.

Ulja TVSH-së për importin e makinerive që përdoren në industrinë e ndrtimit dhe pagesa e saj me këste të zgjatura ishte një nga kërkesat e tjera. "Biznesi i vogël të taksohet sipas vlerës së bilancit të thjeshtë të pranuar të një viti më parë dhe diferencat të kalibrohen në momentin e dorëzimit të bilancit të vitit në vazhdim.

Në këtë kuadër të gjenden dhe të aplikohen me shpejtësi instrumentat që i japin fund praktikës së pakuptimtë, abuzive dhe të dëmshme, sipas të cilës pushteti lokal i takson këto biznese sipas një bilanci të supozuar dhe përhere më të lartë se ai reali"- thuhet në paketën e hartuar nga kjo Asamble. Liberalizimi real i lejeve të ndërtimit është një nga kërkesat e paraqituar në planin e hartuar nga bizneset anëtare të Dhomës së Tregtisë.

"Të hiqen pagat e referencës për sektorët e ndërtimit, të prodhimit dhe për biznesin e vogël, atë shpk ose person fizik"- thuhet në deklaratën e përbashkët. Asambleja e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë kërkon ngritjen e një komisioni koordinativ-konsultativ antikrize i nivelit të lartë, I përbarë nga anëtarë të komunitetit të biznesit, qeverisë, Bankës së Shqipërisë, komisioneve parlamentare të ekonomisë dhe ligjeve, etj.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›