Teatri Kombëtar, “Festivali i të rinjve”
Tiranë- Teatri Kombëtar do të sjellë për këtë vit projektin “Festivali i të Rinjve 2009”. Impakti i këtij projekti është ndikimi i drejtpërdrejtë në integrimin e artistëve të rinj në institucionet publike të artit, mundësimin e konkurencës mes të rinjve më të spikatur, dhe rritjen e ndërgjegjësimit të institucioneve publike kombëtare të kulturës për krijimin e hapësirave në shërbim të artistëve të rinj.
Ky projekt, nga ana tjeter është konceptuar si konkurs që u jep mundësinë artsitëve të rinj të regjisë, skenografisë, kostumografisë dhe aktrimit, të prezantojnë krijimet e tyre në skënën e TK. Qëllimi i këtij projekti është zbulimi dhe evidentimi i talenteve të rinj, të paafirmuar më parë, të cilët do të rigjenerojnë trupën dhe do të sjellin risi më këtë zhanër.
Përfitues të fondit prej 5 milion e 500 mijë lekësh dhenë nga MTKRS do të jenë 6-7 projekte. Për vitin 2009, përpos festivalit të të rinjve i cili kurorëzohet me shpalljen e shfqajes fituese dhe përfshirjen e saj në kalendarin artistik të Teatrit Kombetar, është menduar që premierat të luhen edhe në disa nga teatrot bashkiakë. Kjo në funksion të njohjes dhe afirmimit të artistëve të rinj edhe në teatrot e qyteteve kryesore.
Projekti, i cili këtë vit do të menaxhohet nga Teatri Kombëtar, është i ndarë në keto faza:
Faza e pare: 20 mars – 10 prill, SHPALLJA DHE APLIKIMI
Faza e dyte: 10 prill – 20 maj, HARTIMI DHE DOREZIMI I PROJEKTEVE
Faza e tretë: 20 maj – 10 qershor, VLERESIMI DHE PROJEKTET FITUESE
Faza e katërt: 10 qershor – 20 shtator, ZBATIMI PROJEKTEVE–REALIZIMI I SHFAQJEVE
Faza e pestë: Tetor, ORGANIZMI I FESTIVALIT TE REGJISOREVE TE RINJ
Faza e gjshtë: 1 nentor – 30 dhjetor, TURNE TE SHFAJEVE QYTETET KRYESORE