Donatorët kushte qeverisë: “Plane për turizmin, ose s’ka para për rrugët”
Ndërkombëtarët: “Asnjë rrugë nuk financojmë pa plane konkrete”. Marrëveshja me kusht, IDA jep 20 milionë dollarë për rrugët
Erald Kapri
Qeveria ka detajuar projektin e saj për ndërtimin dhe përmirësimin e rreth 1500 kilometrave rrugë, por ky projekt rrezikohet seriozisht. Donatorët ndërkombëtarë kanë shfaqur interes për financimin e pjesëve të këtij projekti me kredi të buta, por ata kanë vendosur një kusht që vendoset rëndom vetëm për Shqipërinë. ”Derisa nuk është miratuar plan-zhvillimi për bregdetin, nuk do të ketë financim në këtë zonë deri në miratimin e një plani zhvillimi”, - thuhet në marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim, e cila ka pranuar që të lëvrojë me këtë kusht 20 milionë dollarë për rrugët dytësore shqiptare. Për disa zona gjeografike në Shqipëri, të cilat ende nuk ka një plan të miratuar për zhvillimin e tyre, nuk do të ketë financim. Fatkeqësisht, pothuaj i gjithë bregdeti shqiptar nuk ka një plan zhvillimi dhe për këtë rrezikon fonde vërtet të konsiderueshme për ndërtimin e rrugëve. Qeveria duhet të ndërmarrë një aksion ndërveprimi për të miratuar planet e zhvillimit të të gjitha zonave shqiptare, ndryshe asnjë fond nuk do të lëvrohet për infrastrukturën në këto zona. Konkretisht, në marrëveshjen me IDA-n është përcaktuar se qeveria duhet të miratojë Planin e Zhvillimit Jugor Detar derisa plani të miratohet përfundimisht nga KRRTRSH-ja dhe njëkohësisht e njëjta procedurë duhet të ndiqet për të gjithë zonat në Shqipëri, të cilat nuk kanë plane zhvillimi.
Financimi
Qeveria ka miratuar ditën e djeshme një marrëveshje me IDA-n, Shoqatën Ndërkombëtare për Zhvillim, e cila ka ofruar 20 milionë euro për projektin e ndërtimit të rrugëve dytësore rurale në Shqipëri. Praktikisht me këtë kredi janë përcaktuar edhe kriteret për të përfituar financim për ndërtim rrugësh në zonat rurale ose dytësorë. Projekti i qeverisë për ndërtimin e 1 500 kilometrave rrugë rurale do të shtrihet në disa vite dhe ndërtimi fillimisht do të prekë rrugët të cilat do të kenë përparësi për ndërtim. Pushteti vendor mund të përfitojë dhe të aplikojë për ndërtimin e rrugëve në zonat e tyre duke iu përmbajtur kritereve që ka përcaktuar Banka Botërore për këtë projekt.
Kriteret
Me qëllim rritjen e përfitimeve nga ky projekt, qeveria do të marrë masat për ndjekjet e procedurave për përzgjedhjen e projekteve më të mira. Qeveria do të përzgjedhë dhe identifikojë nënprojektet mbi bazën e disa kritereve të përcaktuara. Një projekt fitues duhet që rruga të ketë një potencial të konsiderueshëm zhvillimi për bujqësi, prodhim dhe turizëm. Rruga duhet të ketë një përdorim aktual të rëndësishëm ose me mundësi të tillë si dhe ndërtimi i saj të sjellë një përfitim të konsiderueshëm për popullsinë dhe uljen e varfërisë. Një tjetër kriter përcakton se rruga nuk duhet të dëmtojë mjedisin apo popullsinë që jeton afër saj. Nënprojektet e identifikuara në këtë mënyrë do të jetë ato me prioritet më të lartë që do t’i paraqiten Njësisë Zbatuese të Projektit për përzgjedhje të menjëhershme.
Projekti
Projekti në fjalë për ndërtimin e rrugëve dytësore dhe rurale në vendin tonë është parashikuar në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim nga 2007-a deri në vitin 2013. Projekti synon të ndërtojë dhe të përmirësojë rreth 1500 kilometra rrugë dytësore dhe lokale dhe sipas studimit të fizibilitetit të Bankës Botërore, kostoja totale e këtij projekti do të jetë deri në 400 milionë dollarë. Në këtë kuadër financime paralele janë diskutuar dhe siguruar paralelisht nga një numër donatorësh si Banka Botërore nëpërmjet IDA-s, fondi i OPEC-ut, Banka për Zhvillim në Këshillin e Europës, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim etj. Objekti i projektit është të përmirësojë shërbimet kryesore dhe tregjet ekonomike nëpërmjet sigurimit të rrugëve të përshkueshme gjatë gjithë vitit për popullsinë.
d
8 Maj 2008