E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtarakët shqiptarë në Bosnjë, 70 euro në ditë shpërblim



Qeveria vendosi ditën e djeshme që të shpërblejë ushtarakët shqiptarë që shërbejnë në Bosnjë, në kuadër të operacionit ushtarak “Althea”. Sipas vendimit që qeverisë, për çdo ditë qëndrimi ushtarakët shqiptarë do të marrin 70 euro shpërblim në ditë për shkak të punës së vështirë që ata kryejnë. Operacioni “Althea” përbëhet nga 12 ushtarakë, të cilët do të merren me demontim dhe shkatërrim municionesh. Ky ekip do të ketë për detyrë që të mbrojë trupat e Bashkimit Europian kur ato dalin për kontroll për mjetet e paeksplozuara. Për këtë arsye ata cilësohen si një mision me rrezikshmëri të lartë dhe për këtë çdo ushtarak që merr pjesë në këtë mision, krahas rrogës ditore, do të përfitojë edhe shpërblimin ditor prej 70 eurosh. Ky shpërblim është më i larti që ka aplikuar qeveria për një ditë pune dhe kostoja e këtij shpërblimin do të jetë 18.7 milionë lekë të rinj. Për ushtarët e tjerë që shërbejnë në vende si Irak apo Afganistan, shpërblimi ditor do të jetë 85 dollarë për ushtarët që shërbejnë në Irak dhe 60 dollarë për ushtarët që shërbejnë në Afganistan.

8 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›