E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesmenët, ankesë Bojaxhiut

 

BURREL – Shtimi i orëve të kufizimit të energjisë elektrike në Burrel ka detyruar biznesmenët e këtij qyteti t’i telefonojnë drejtorit të KESH-it, Gjergj Bojaxhi. “Po falimentojmë. Jemi pagues të rregullt. Nga njëra anë shteti na kërkon të gjitha detyrimet fiskale, por nga ana tjetër ne nuk kemi klientë për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Kufizimet kryhen për të mbuluar humbjet në rrjet dhe paaftësinë e drejtuesve të agjencisë elektrike për të mbledhur paratë e energjisë së harxhuar nga konsumatorët”. Kështu pohuan dje biznesmenë të Burrelit, se kanë informuar nëpërmjet linjës telefonike drejtorin e KESH-it, Bojaxhi. Ata e vunë në dijeni kreun e KESH-it, se nga tri orë, kufizimet këto ditë kishin arritur në gjashtë orë. Ndërkohë telefonuesit bënë të ditur se Bojaxhi u është shprehur atyre se nuk ishte në dijeni të kufizimeve kaq të thella dhe se do të kërkonte informacion të plotë nga drejtuesit e OSSH-së dhe Agjencia Elektrike e Burrelit. Mësohet se në fshatra ndërprerjet arrijnë deri në 16 orë.                      h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›