Presidenti Gjika braktis ndeshjen
Në përballjen e djeshme midis Flamurtarit dhe Bylisit, ajo çka ra në sy ishte numri i vogël i tifozëve vlonjatë, të cilët kishin ardhur për të parë skuadrën e tyre të zemrës. Stafi i klubit vlonjat ka pasur vazhdimisht si objektiv afrimin në stadium të tifozëve, por me atë që u pa dje nuk ia ka arritur aspak qëllimit. Ato pak tifozë që ishin kanë përdorur fjalë fyese në drejtim të skuadrës së tyre për lojën amatoreske që po zhvillonin. Presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, duke parë lojën e dobët që po zhvillonte ekipi kuqezi dhe fakti që nuk po kalonin në avantazh, në 10 minutat e fundit kur po mbaronte takimi ka lënë shkallët e stadiumit, duke u larguar në shenjë proteste.