E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besëlidhja shkatërron Skënderbeun

 

Pas pesë fitoreve rresht dhe dy barazimeve në shtatë javët e para, Skënderbeu i vendit të parë pësoi një humbje dramatike në Lezhë me Besëlidhjen vendase: 4-1. Surpriza e Kategorisë së Parë, Gramozi i Ersekës e vazhdoi serinë pozitive të rezultateve, duke barazuar 0-0 me Adën në takimin e zhvilluar në fushën asnjanëse “Ismail Xhemali” në Pukë. Naftëtari në debutimin e trajnerit Iljaz Haxhiaj fitoi 2-1 me Pogradecin, duke bërë edhe rokadën e ndryshimit të vendeve me ekipin e Ilir Medinit. Laçi i Edi Martinit ndëshkoi 1-0 Dajtin në drejtimin e parë zyrtar të Përparim Daiut me skuadrën e Kamzës në Kategorinë e Parë, falë golit të Ivanajt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›